Lajme

Kurti bën homazhe tek varri i Astrit Deharit: Ka progres në sistemin e drejtësise por nuk është i plotë pa zbardhjen e rastit të Astrit Deharit

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 05 November 2023

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me krye parlamentarin, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te varri i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në Zllatar.
Këto homazhe janë bërë edhe nga familjarët e të ndjerit dhe qytetarë të shumtë në 7-vjetorin e vdekjes së tij.

“7 vjet më vonë Kosova ka shënuar progres sa i përket demokracisë e lirisë e sundimit të ligjit mirëpo Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera, dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit.” ka shkruar Kurti në statusin e tij në Facebook./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera