Rozë

“Mund të ketë një krizë mes çiftit”, miku i Sarës zbulon detaje rreth lidhjes së saj me Ledrin

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 03 November 2023

Në një intervistë të dhënë së fundmi, gazetari i njohur, Andi Vrapi, njëkohësisht edhe mik i afërt me Sarën, ka konfirmuar që mes çiftit ka një krizë.

Një ndër temat më të diskutuara kohët e e fundit, ka qenë padiskutim marrëdhënia e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës.

Gjithçka nisi nga një zhurmë të madhe mediatike që trekëndëshi Sara, Ledri dhe Dafina krijuan në rrjet për shkak të një teksti kënge.

-Advertisement-

Pas kësaj, mungesa e Ledrit në premierën e filmit apo mospërkrahja në rrjetet sociale ndaj debutimit të Sarës si aktore në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ngriti më shumë dyshimet për një krizë mes çiftit të njohur.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, gazetari i njohur, Andi Vrapi, njëkohësisht edhe mik i afërt me Sarën, ka konfirmuar që mes çiftit ka një krizë.

“Unë mendoj që po kalojnë diçka që çdo çift normal e kalon në jetë. Ka momente që nuk flet me burrin se nuk të ka pëlqyer diçka, ka momente që burri të mban inat. Plus që ka edhe diçka, kur Sara fitoi “Dancing with the Stars”, të gjithë thoshin se e fitoi prej Ledrit. Prandaj Ledri nuk u shfaq në asnjë premierë që të mos kishte nga këto fjalët”, ka thënë gazetari.

“Duke marrë parasysh mungesën në premierë dhe të gjithë këto, mendoj që mund të ketë një krizë”, shton gazetari.

Një tjetër detaj që ka ngritur dyshimet për një krisje mes Sarës dhe Ledrit është edhe fakti se reperi ka fshirë të gjitha postimet e tij në Instagram, duke lënë rreth katër foto në total.

Ai ka bërë një rikthim në rrjetet sociale, përmes të cilit ka njoftuar anulimin e koncertit të tij në Oslo.

Deri tani ende nuk kemi një konfirmim zyrtar nga ana e Sarës apo Ledrit në lidhje me zërat që po qarkullojnë për disa muaj tashmë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera