Mustafa: Pajtimi i Kurtit me draftin e Asociacionit që ia la në derë Pesëshja ndal të keqën më të madhe
Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 29 October 2023
Ish-kryeministri i Kosovës dhe njeriu që për një kohë ka drejtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se zvarritja në procesin e dialogut ka pasur kosto politike për Kosovën.
Besnik Velija
Ai thotë se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani nga krekosja ndaj ndërkombëtarëve për sovranitet në Veri mbetën vetëm me kartën e sigurisë, ndërkohë që shton se nga dialogu për njohje reciproke kanë degraduar në de-eskalim dhe Asociacionit ia kanë shtuar edhe vetëmenaxhimin.
Ish-kryeministri Mustafa ka thënë se çdo vonesë shkon në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës, shkruan Express.
“Prolongimi i dialogut, koncentrimi në tema populliste dhe injorimi i partnerëve strategjikë u treguan me kosto politike për Kosovën. Qeveria dhe presidentja nga krekosjet ndaj amerikanëve dhe evropianëve me temën e sovranitetit tani, pas agresionit serb në veri të vendit, iu mbeti vetëm karta e sigurisë. Nga zgjidhja përfundimtare me njohje zbritën në zgjidhje për deeskalim, ndërkaq Asociacionit ia shtuan vetëmenaxhimin serb dhe statusin (shtetëror) të kishës ortodokse serbe. Aq sa po prolongohet procesi, ai po reflektohet qartë në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë”, ka thënë Mustafa për Gazetën Express.
Marrë parasysh dëmin e shkaktuar nga vonesat, Mustafa thotë se pranimi i dokumentit evropian për Asociacionin, që sipas tij, iu la në derë Kurtit, është një hap që e ndal të keqën më të madhe.
“Prandaj pajtimi i Qeverisë me dokumentin e Asociacionit të cilin ua la në derë pesëshja ndërkombëtare, është një hap që e ndalë të keqen edhe më të madhe”, ka potencuar Mustafa për Express.
Ish-kryeministri thotë se tani është e rëndësishme që të shfrytëzohen elementet nga marrëveshjet paraprake, si ai për verifikim në Gjykatë Kushtetuese dhe të përdoren të gjithë mekanizmat shtetëror për ambientimin e Asociacionit brenda sistemit kushtetues të Kosovës.
“Tani me rëndësi është të shfrytëzohen elementet e marrëveshjeve paraprake të cilat i japin autorizime Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë përputhshmërinë e Statutit me Kushtetutën dhe më vonë shqyrtimin në të njëjtën formë të çdo ndryshimi të Statutit, për çfarë është pajtuar z. Vuçiq në dokumentin për parimet ( dhe e ka nënshkruar atëherë). Këtë dispozitë e kemi siguruar në dokumentin e vitit 2015, sikurse edhe zotimin me shkrim të znj. Mogerini. Me rëndësi është të shfrytëzohen të gjithë mekanizmat shtetëror që Asociacioni të ambientohet brenda sistemit tonë kushtetues. Obligimet që janë marrë në Bruksel dhe Ohër do duhej të
Implementohen”, ka shtuar tutje ish-kryeministri.
Në fund Mustafa thotë se tani nuk ia vlen marrja me Kurtin dhe sipas tij është e rëndësishme që të sigurohet bashkëpunim për ta nxjerrë Kosovën nga hendeku ku ka rënë.
“Tani nuk ia vlen të merremi me Kurtin, por ia vlen të krijohet një sinergji e cila e nxjerr vendin nga ky hendek që ka rënë dhe siguron stabilitet për të gjithë qytetarët”, ka përfunduar ish-kryeministri Isa Mustafa.
Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vucic gjatë javës në Bruksel janë takuar me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, përfshirë edhe preisdentin e Këshillit të BE, Charles Michel, Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borell dhe emisarin Miroslav Lajcak.
Borell pas takimit ka thënë se as Kurti e as Vucic s’kanë qenë të gatshëm të pranojnë propozimin evropian pa vendosur parakushte, që kanë qenë të papranueshme për palën tjetër.
Ndërkohë që kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Vucic kanë thënë se janë pajtuar me draftin modern evropian për Asociacionin.
Në një komunikatë të përbashkët të Macron, Scholz dhe Meloni, është kërkuar që Kosova të nis themelimin e Asociacionit dhe Serbia ta japë njohjen de-facto. Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që të tejkalohen shpejt dallimet në detaje.
Të tjera
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...
-
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka h...
-
Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur ska Prokurori, kontabilistat, pecat e specat bëjnë hajgare me popull
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çës...
-
Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po...
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, ...
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...