Huqja e turpshme e Mimoza Kusarit – shpërndan linkun grek dhe e prezanton si link zyrtar të maratonës në Tiranë, akuzon Shqipërinë që po cenon shtetësinë e atletëve
Autori: Gazeta inFokus
10:22 | 23 October 2023
E vendosur në një pozitë shumë të rëndësishme, Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, që merr pjesë edhe në maratona si vrapuese, duke dashur të nxjerr një parregullsi nga organizatori i maratonës në Tiranë, ka prodhuar një fake news duke u shërbyer me një link nga një portal grek.
Kusari-Lila u ankua se “përderisa të gjithë pjesëmarrësve nga vendet tjera, ju njihej përkatësia shtetërore dhe shënohej flamuri shtetëror në rezultatet e garës, fatkeqësisht kjo nuk ishte rasti me vrapuesit nga Kosova”.
Por, kjo nuk është e vërtetë.
Në listën zyrtare të Tirana Marathon nuk ka as flamuj, as emra shtetesh, por vetëm numra rendor e emra atletësh.
Kusari-Lila shkroi se “të gjithë pjesëmarrësit nga Republika e Kosovës në Maratonën e Tiranës ishin përfaqësues me shenjën XK (dhe jo KOS, sipas shkurtesës zyrtare të Kosovës) dhe pranë kësaj shkurtese nuk ishte flamuri ynë”.
Por, në fakt, listës që po i referohet ajo është një listë e nxjerr nga një portal grek.
Portali, që është fare lehtë i dallueshëm se është nga Greqia meqë ka shkurtesën në fund “gr” pra “Greqia” apo “Greece”, shpërndan vazhdimisht rezultatet garash vrapimi e maratonash që mbahen në vende të ndryshme të botës.

Portali grek
Ndërsa në anën tjetër, lista zyrtare e Maratonës në Tiranë nuk ka shtetësinë e atletëve, por thjesht emrat dhe kohën e tyre, shkruan Albanian Post.

Lista zyrtare e Maratones se Tiranes
Kusari-Lila me papërgjegjësi të madhe dhe pa kurrfarë verifikimi, nxjerr portalin grek si referencë dhe sulmon shtetin shqiptar, duke akuzuar se “po cenon përfaqësimin shtetëror të garuesve nga Kosova”.
E pakuptueshme se si një profil kaq i lartë politik bën gabime të tilla skandaloze, pa marrë mundin të verifikojë fare se çfarë po shpërndan.
Edhe pse nuk është hera e parë që udhëheqës të partisë në pushtet dalin me deklarime të tilla skandaloze.
Kujtojmë këtu kohën kur Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës kishte dalë e para në botë duke sulmuar Rusinë se ka hedhur raketa në Poloni, derisa NATO nuk kishte akoma një deklarim e as vetë Ukraina.
Më vonë do të dilte se Gërvalla e kishte gabim dhe se nuk ishte sulm rus ndaj Polonisë.
Në një rast tjetër ajo kishte gabuar edhe emrin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Ndërsa gabimet e flamujve të shteteve kanë qenë pothuajse përditshmëri nga Gërvalla.

T� tjera
-
Kuvendi mban sot katër mbledhje të komisioneve, në fokus AKI-ja dhe energjia
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamen...
-
Qeveria mban mbledhje, në rend dite 12 pika
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot, më 28 tetor, mbledhjen e radhës. Sipas ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt: Protestohet sot në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...
-
Tri ditë në arrati, lokalizimi në male dhe arrestimi i Albert Sylajt
Tre ditë pasi dyshohet se vrau ish-kunatën e tij, Arlinda Zekaj, policia ka a...
-
Arrestohet dorasi i Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka arrestuar sonte Albert Sylajn, i dyshuari për vrasjen e ...
-
Shkoi te motra por s’i bënë zgjidhje, Albert Sylaj i ka minutat e numëruara nga arrestimi
Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, po realizojnë ak...
-
Pas pak pritet dorëzimi i Albert Sylajt
Njësitet operative policore kanë arritur të lokalizojnë Albert Sylajn, i dysh...
-
Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin ...
-
Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlindës është lokalizuar në zonën e Becit, mbrëmë është parë në Prishtinë
Informacione të reja kanë dalë në dritë lidhur me lëvizjet e mundshme të Albe...
-
Raportohet të jetë lokalizuar i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, kushti i tij i vetëdorëzimit: Vetëm 10 minuta të flas me familjen
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vend...
-
Exit poll-et në Izrael: As Netanyahu, as opozita nuk sigurojnë shumicën
EXit poll-et e publikuara pas mbylljes së vendvotimeve në Izrael tregojnë se ...






























