Lajme

Zbulohet identiteti i 20 vjeçarit të arrestuar në Tiranë, këto armë iu gjetën në makinë

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 22 Tetor 2023

Në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi”, u arrestua Lis Bekaj, banues në Prishtinë.

I riu u kap në afërsi të pallatit “Asllan Rusi”, teksa transportonte armë zjarri, të cilat i kishte sjellë në Shqipëri për ti shitur tek persona të tjerë.

“Gjatë kontrollit të automjetit tip “BMW”, që 20-vjeçari drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dy armë zjarri pistoleta, me krëhër e municion luftarak, të cilat i kishte sjellë në Shqipëri për ti shitur tek persona të tjerë”, njofton policia.

-Advertisement-

Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe aparatin celular të 20-vjeçarit.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy