Lajme

Moderatori i RTK-se del me akuzë të rëndë kundër Izraelit, pastaj bëhet pishman dhe e fshin postimin

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 19 Tetor 2023

Moderatori i televizionit publik, RTK-së, Arton Mulliqi, e ka quajtur terrorizëm shtetëror atë çfarë po bënë Izraeli kundër organizatës terroriste Hamas.

Përmes një postimi në Facebook, Mulliqi tha se Izraeli po tenton të bëjë spastrim etnik duke i përzë palestinezët nga toka e tyre.

“Luftimi i terrorizmit të Hamasit me terrorizëm shtetëror duke dëbuar e bombarduar edhe spitale, ka për qëllim krijimin e panikës, frikës dhe pasigurisë për të shpërngulur popullatën palestineze në Egjipt dhe në këtë mënyrë për të bërë spastrimin etnik dhe pushtuar edhe Gazën gradualisht“, kishte shkruar ai.

-Advertisement-

Tutje, Mulliqi tha se kushdo që solidarizohet me Izraelin në këtë përpjekje është kundër popullit hebre.

Por, moderatori më pas e fshiu postimin.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy