Bojkotimi i seancës nga VV, Tahiri: Jeni ju ata që në fund do ta paguani faturën
Autori: Gazeta inFokus
15:26 | 19 Tetor 2023
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, para deputetëve ka thënë se partia në pushtet do të ishte më mirë që të ishte e pranishme në seancë në mbështetje të Policisë së Kosovës.
Tahiri i PDK-së ka kritikuar partinë në pushtet për bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga partia ku ai bën pjesë.
“Ju dëshiroj mirëseardhje edhe deputetëve të VV-së, edhe pse u dashtë që nga fillimi, por jeni po ju ata që do ta paguani në fund faturën”, tha Tahiri.
Në mungesë të kuorumit për herë të dytë sot ka dështuar votimi i propozim-rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci bëri të ditur se në sallë ishin të pranishëm vetëm 28 deputetë.
Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje as sot nuk kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme, ku u shqyrtua kjo projektrezolutë.
Me t’u kthyer në sallë mazhoranca, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj kërkoi që në rend dite të futet sërish Rezoluta për mbështetjen financare të Policisë së Kosovës.
Nga 70 deputetë që morrën pjesë në votim, 38 nga ta abstenuan, 32 e përkrahen plotesimin e rendit te ditës, dhe kundër nuk kishte.
“Konstatoj se nuk kalon kjo pikë e propozuar nga PDK”, tha Konjufca.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...































