Lajme

Fshati Vranidoll bëhet me shkollë të re

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 11 October 2023

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Besianë Musmurati, kanë përuruar objektin e ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Nënë Tereza” në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Rama tha se 161 nxënës të këtij fshati do të kenë ambient të ri shkollor, më të përshtatshëm dhe më afër shtëpive të tyre.

Kjo, tha Rama, është “dëshmi e angazhimit tonë për të ofruar mjedis më të mirë arsimor në gjithë Kryeqytetin”.

-Advertisement-

Besianë Musmurati ka cekur se pas zvarritjeve disavjeçare dhe pas ndëshkimit të kompanive të papërgjegjshme, më në fund u finalizua projekti i kësaj shkolle.

“Pas zvarritjeve disavjeçare, Vranidolli më në fund u bë me shkollë të re. Kompanitë e papërgjegjshme i ndëshkuam dhe hapëm rrugë për finalizimin e një projekti kaq të rëndësishëm për këtë komunitet dhe për gjithë Komunën e Prishtinës. Shkolla ka 9 klasë të reja, 2 kabinete, 1 bibliotekë dhe 1 klasë për arsim parafillor, sallë të edukatës fizike si dhe qasje për fëmijë me aftësi të kufizuara”, ka shkruar Musmurati në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera