Fjalimi i Fehmi Kupines në Kuvendin Komunal të Prishtinës: Zgjedhja ime si kryesues, vërtetim i punës së deritashme
Autori: Fehmi Kupina 11:50 | 09 October 2023
Të nderuar anëtarë të kuvendit të komunës,
Të nderuar përfaqësues të mediave
Të nderuar dhe shumë të respektuar qytetarë të Prishtinës,
Më lejoni shkurtimisht t’ju drejtohem lidhur me zhvillimet dhe veprimet e fundit politike në organet e Kryeqytetit.
Propozimi dhe zgjedhja ime si kryesues i kuvendit të Kryeqytetit nuk ishte asgjë tjetër përveç se një vërtetim i punës së deritanishme në politikë dhe në shërbim të qytetarëve për më shumë se 20 vite, si dhe një obligim ligjor e politik që të udhëheq punën e këtij kuvendi me nder e përgjegjësi të lartë ligjore, morale e qytetare.
Si asambleisti më i votuar i LDK-se nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve të Prishtinës, ka qenë dhe mbetet për mua një obligim shtesë karshi llogaridhënies para qytetarëve, zhvillimit të demokracisë lokale dhe përmbushjes së nevojave qytetare pa dallim dhe për të gjithë.
Para se gjithash, ne kemi obligim të mbajmë premtimet dhe lidhjet politike me qytetarët, ata të cilët na kanë besuar se do ti përfaqësojmë drejtë dhe për interes të gjithmbarshëm të tyre.
Prandaj, për mua, e për secilin prej nesh, interesi i qytetarit në veçanti dhe i komunës në përgjithësi duhet të jetë pikënisja e secilit mendim dhe veprim politik brenda ushtrimit të funksioneve publike. E këtë, sigurisht se, praktikisht do duhej ta ushtronim përmes partive politike në pushtet në raport me fuqinë politike që kemi secili prej nesh, sepse pushteti burim të vetëm të fuqisë politike ka votën e qytetarit e jo telegramet a porositë e asnjë shefi politik apo ideologjik të askujt.
Mbi bazën e këtyre parimeve, me shumë të drejtë pranova shqetësimet dhe kërkesat e ligjshme politike të anëtarëve të këtij kuvendi që vinin nga dega e parë e LDK-së, pjesë e së cilës isha dhe unë. Shqetësimi i të gjithëve ishte i njëjtë dhe i thjeshtë, se përkundër fuqisë politike dhe ndikimit që kishte kjo degë në fitoren e LDK-së në këto zgjedhje, të njëjtit nuk janë përfaqësuar në ekzekutivin e komunës, se kërkesat e tyre nuk po merren parasysh nga kryetari i komunës, se ne kemi premtuar qytetarëve dhe duhet ti mbajmë premtimet tona për realizimin e projekteve konkrete.
Për më tepër, për të gjithë ne ishte, e për mua mbetet, shqetësim luhatja politike e udhëheqësve kryesor të Prishtinës dhe fuqia politike e individëve të instaluar nga politika, fuqi kjo që tejkalon të gjithë ne së bashku të zgjedhur me vota të qytetarëve. Ky po që është shqetësim i madh.
Këto dhe veprime të ngjashme për mua kanë qenë, janë dhe do të mbetën të pa pranueshme. Pakënaqësitë e mia me udhëheqjen e tillë politike në komunë nuk kanë ardh as me iniciativën time as nga unë si individ i vetëm. Këto pakënaqësi kanë ardh nga përfaqësues tjerë të Degës së parë në kuvend, me plotë arsye dhe kërkesa legjitime, të cilët i kam përkrahë pa asnjë rezerve. Pra, rrugën e ndryshimit për përfaqësim të drejtë dhe përfillje të kërkesave legjitime, e nisëm së bashku, disa prej nesh nga Dega e pare e LDK-se, por disa nga ne u tërhoqën rrugës, për arsye që vetëm ata mund të na tregojnë, edhe pse ne tani më i dimë.
Të nderuar kolegë,
Të nderuar qytetarë,
Unë kundërshtoj hapur, si dhe përmes procedurave të rregullta ligjore, mënyrën e funksionimit të këtij kuvendi dhe këtij ekzekutivi. Kuvendi i komunës është organi më i lartë në komunë, dhe krejt i pavarur nga ndërhyrjet e mekanizmave tjerë, posaçërisht nga kryetari i komunës. Kundërshtoj mënyrën e shkarkimit tim në një mbledhje të pa rregullt të thirrur nga kryetari i komunës dhe me insistimin e tij. Kjo formë e funksionimit të kuvendit është e pa pranueshme, kundër-kushtetuese dhe anti ligjore.
Verimet dhe kundërshtimet e mia janë obligim politik e kushtetues, veprimet dhe vendimet e tilla të këtyre organeve dhe funksionarëve janë kundërligjore dhe do të kenë pasoja të paparamenduara në dëm të qytetarëve të Prishtinës.
Më vie keq e turp nga kryetari i komunës që në deklarimet e tij publike, lidh veprimet e mia politike me interesa personale. Tash e 20 vjet në shërbim publik, e besa as edhe gjatë kohës kur të mbështetëm dhe të ndihmuam me fuqinë tonë politike për tu bërë ti kryetar komune, nuk kam kërkuar as nuk kam përfituar personalisht asgjë. Tjerë janë ata, që sillen e veprojnë nëpër administratën e komunës me kalkulues kontabiliteti e matematika punësimi, që zhvillimin e Kryeqytetit e lidhin ngushtë me zhvillimin e tyre, ai nuk jam unë, ata mund ti gjeni nëpër stacione të policisë e zyra të prokurorive, siç po ju ndodhë pothuajse çdo ditë.
Interesi i madh për mua është ndërtimi i rrugëve të nisura në fshatrat dhe vendbanimet e Prishtinës, që disa prej tyre i keni ndalur e disa të tjera jeni duke i tej zgjatur, siç është rasti me rrugën ne Bardhosh. Interes personal e politik për mua e për secilin qytetarë është ndërtimi i shkollave, ambulantave, qerdheve për fëmijë, strehimoreve për grupet e cenueshme të qytetarëve, shtëpitë e pleqve, institucionet për përkujdesje të fëmijëve, pa anashkaluar edhe projektet e tua prioritare për mos të them të vetmet sheshet dhe provat e trafikut.
Kryetar, ti nuk je mirënjohës as ndaj vet LDK-së e nuk pres të jesh mirënjohës as ndaj meje.
Si personalitete që e marrim përsipër përgjegjësinë për qytetarët tanë, kemi përgjegjësi të zhvillojmë politikë të urtë dhe të sjellim vendime të drejta.
Andaj, ritheksoj se, nuk jam këtu për të shprehur ambiciet apo dëshirat e mia personale për pozitën e kryesuesit të kuvendit, por nga përgjegjësia morale dhe ligjore që kam, si kryesues legjitim i këtij organi, nuk mund të jem pjesë e punimeve të kundërligjshme të kësaj mbledhje.
Jam i bindur se herët a vonë, koha do të tregoj se veprimet e tilla për shkarkim dhe zgjedhje të kryesuesit ishin në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin.
Nuk ka kushtetutë e as ligj të asnjë vendi demokratik e ku mbisundon rendi dhe ligji, me sisteme të tilla të qeverisjes lokale, ku pushtetet janë të ndara dhe të pavarura prej njëra tjetrës, e ku vendimet e kryesuesit të kuvendit për mbyllje të punimeve të seancës së kuvendit nuk vlejnë, në rastet kur ndërhynë aty për aty kryetari për vazhdimin e saj. Siç ka ndodh e po ndodh me punimet e këtij kuvendi. Kjo nuk ka logjikë e as bazë ligjore.
Besoj në organet e drejtësisë dhe gjykatat e vendit se rastin do ta trajtojnë me objektivitet dhe pa ndikime politike për ti dhënë ligjshmëri veprimeve institucionale të këtij kuvendi.
Unë, këtu kam ardh me vullnetin dhe votën e qytetarëve, dhe garantoj votuesit dhe qytetarët e Prishtinës se veprimet e mia janë në përputhje të plotë me bindjet e mia politike, se janë në favor të zhvillimit dhe mirëqenies dhe kundër çdo tentimi për manipulim dhe keqpërdorim të pushtetit.
Faleminderit
Të tjera
-
Sam Hou Fai, kryeekzekutivi i rajonit Makao
Sam Hou Fai që fitoi në zgjedhjet e 13 tetorit, u emërua zyrtarisht si kryeek...
-
“Klubi i stërvjetruar politik”, VV sulmon opozitën për premtimet për rritje pagash
Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë premtimet për rritje të pagave nga partit...
-
AAK vazhdon mobilizimin në Austri, Kadrijaj: Diaspora në mbështetje të Aleancës
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ti...
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...