Lajme

Rukiqi: Vetëvendosje po ik nga përgjegjësia në rastin e aferës së rezervave të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 04 October 2023

Zyrtari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për konstituimin e Komisionit Hetimor për aferën e rezervave të shtetit, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se partia në pushtet po ik nga përgjegjësia.

“Sot, deputetët e pushtetit, me ngulm kanë refuzuar konstituimin e Komisionit Hetimor për aferën e rezervave shtetërore”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Rukiqi u shpreh se kjo aferë, në bazë të indikacioneve prek nivele të larta të pushtetit.

“Kjo afere, ne baze te gjitha indikacioneve, prek nivele te larta te pushtetit. Refuzimi per zbardhjen e pergjegjesise politike ne kete afere, nga deputetet e pushtetit, eshte perpjekje per fshehje te keqmenaxhimit dhe krimit institucional. Ndryshe nuk mund te shpjegohet, ikja nga pergjegjesia (pjesemarrja ne Komision), e deputeteve te Levizjes Vetevendosje”, ka shkruar Rukiqi./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera