Lajme

Siguria në vend, drejtori i AKI-së raporton sot para deputetëve

Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 02 October 2023

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sot mban mbledhjen e radhës në të cilën do të raportojë drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Raportimi nis në orën 10:00, në ndërtesën e Kuvendit dhe fokus pritet të jetë situata e sigurisë në veri të vendit.

Në mbledhjen e këtij komisioni është paraparë edhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes të komisionit, të mbajtur më 20.09.2023, si dhe të ndryshme.

-Advertisement-

Drejtori i AKI-së së fundmi, është paraparë të jetë shumë aktiv, ku përveç takimeve me drejtues të institucioneve, ka marrë pjesë edhe në takimin e presidentes Vjosa Osmani me partitë opozitare, ku edhe ka dhënë detaje për zhvillimet në veri të vendit.kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera