Kurti: Me t’u zbardhur drita u pa se çfarëdo grupi terrorist nuk ka kurrfarë shanse me Policinë e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
12:23 | 28 Shtator 2023
Kryeministri, Albin Kurti është deklaruar rreth ngjarjes së të dielës ku mbeti i vrarë një rreshter policor, pas sulmit ngas grupi terrorist serbë në Banjskë të Zveçanit.
Ai tha se ky ishte sulm i orkestruar që cenoi rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit.
“Të dielën e 24 shtatorit përjetuam një sulm agresor të bandave kriminale e terroristë të Serbisë, jo vetëm ndaj Policisë së Kosovës por ndaj shtetit e Republikës, rendit e sigurisë sonë. Sulmi i orkestruar i bandave të maskuara kriminale e terroriste e vrau zyrtarin tanë policor, rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosi një polic tjetër. Ishte ditë e rëndë për vendin tonë dhe mbarë kombin tonë”, tha ai.
Më tutje Kurti deklaroi se rreshterin Bunajku grupi serb e vrau në pritë në errësirë.
“Terroristët ose janë vrarë, ose janë arrestuar ose janë në ndjekje pasi që ikën. Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës. I vetmi polic u vra në këtë ballafaqim ishte ai që u vra në pritë në 03:00 të mëngjesit kur ishte natë dhe errësirë. Ndërkaq me t’u zbardhur drita u pa se çfarëdo grupe terroriste e kriminale nuk kanë kurrfarë shanse me Policinë e Kosovës. Ata u vranë, u arrestuan ose po ndiqen sepse janë në ikje”, tha ai.

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...






























