Lajme

Radojiçiq brenda Manastirit, Hovenier: E kam parë postimin e Ministrit, kanë kaluar vetëm 48 orë, nuk i dimë të gjitha

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 26 Shtator 2023

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit që mbajti sot me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, është deklaruar para gazetarëve për ngjarjet e fundit në Kosovë.

Ai u pyet për publikimet e ministrit Sveçla, i cili bëri publike disa pamje ku tha se pjesë e grupit terrorist ishte edhe Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Srpska.

Hovenier tha se e kishte parë këtë, por se është ende herët për t’i ditur të gjitha.

-Advertisement-

“E kam parë postimin e Ministrit, kanë kaluar vetëm 48 orë, nuk i dimë të gjitha. Ka shumë gjëra që ende nuk i dimë. Ky ishte një kërcënim për Kosovën dhe popullin e saj me pasoja tragjike”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy