Afro një muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, Jasharaj thotë se ende ka nxënës pa tekste shkollore
Autori: Gazeta inFokus
12:05 | 23 Shtator 2023
Përkundër së viti ri shkollor 2023/24 ka nisur më 1 shtator, shumë nxënës po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të teksteve shkollore.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se ka disa lëvizje pozitive lidhur me furnizim të teksteve shkollore, por që ende ka nxënës që nuk janë pajisur me tekste.
“Kemi informacione dhe komunikojmë më kryetarët e sindikatave komunale dhe nga raportet që kemi ka një ndryshim pozitiv rreth furnizimit me tekste shkollore, por, fatkeqësisht duhet pranuar që edhe pse e kemi kaluar javën e tretë të mësimit të shtatorit ende ka shifra që flasin që një pjesë e nxënësve nuk janë furnizuar ende me tekste shkollore brenda një shkolle”, ka thënë ai.
Siç tha Jasharaj, shumë prindër edhe nuk mund të dalin për blerjen e teksteve, pasi që punojnë në sektorin privat.
“Kjo varet edhe nga përbërja e shkollave dhe nga angazhimi, ku dihet se një pjesë e madhe e familjeve në Kosovë janë në gjendje kogja të vështirë ekonomike, prindërit janë në sektorin privat dhe ata nuk mund të humbin ditë pune sepse nuk i lejojnë për të shkuar dy tri herë në librari, dhe kjo ka ndikuar që ta kemi një shtator të vështirë me mungesë të teksteve shkollore”, theksoi ai.
Jasharaj tha se problem i veçantë është po ashtu me klasat 6 deri në 9, pasi që librat e këtyre klasave janë shumë të dëmtuara.
“Problem i veçantë është edhe të klasat e 6-9, pasi që tekstet që po i përdorin nxënësit tanë në këtë vit shkollor janë nga viti i kaluar shkollor dhe janë kogja të dëmtuara, e veçmas fletoret e punës, ka problem ky vit shkollor, kjo ka ndodhur nga vendimi i gabuar i Ministrisë së Arsimit”, pohoi ai.
Kreu i SBASHK-ut, shpreson që MASHT-i ta ketë parë që ka gabuar me vendim, dhe që një veprim të tillë lidhur me furnizimet e teksteve shkollore mos ta përsërisë në vitin e ardhshëm shkollor.
“Do të ishte mirë që vitin e ardhshëm shkollor të kemi tekste të reja shkollore nga 1 deri në klasën e 9. Jemi pa mjete kohore, pa digjitalizim të shkollave, ende kemi raste të theksuara që vijnë në klasa pa tekste, kemi bërë apel që mësimdhënësit të mos i largojnë nxënësit nga klasa”, tha ndër tjera ai.
Ndryshe, këtë vit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte vendosur që mjetet për blerjen e teksteve shkollore t’u dërgohen prindërve.
Vendimi i MASHT-it kishte nxitur reagime të shumta, ndërkaq në shumë librari në Kosovë u krijuan radhë të gjata të qytetarëve.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...































