Lajme

Policia i shkatërron mbi 1 mijë e 500 armë ilegale

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 20 Shtator 2023

Mbi 1 mijë e 500 armë ilegale të konfiskuar janë shkatërruar sot nga policia.

Me këtë rast drejtori i policisë Gazmend Hoxha, tha se në kuadër të fushëveprimtarisë së institucionit që ai drejton, për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë në përgjithësi, zbatohet edhe strategji shtetërore dhe rajonale që kanë të bëjnë me kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe eksplozivëve.

Ai theksoi se organet e rendit mesatarisht në baza vjetore konfiskojnë rreth 1 mijë e 500 armë të llojeve të ndryshme, municion të kalibrave të ndryshëm si dhe mjete të ndryshme plasëse, duke përfshirë edhe eksplozivët artizanalë.

-Advertisement-

“Me vendim të gjykatës, është lejuar shkatërrimi i armëve të llojeve të ndryshme të cilat janë konfiskuar në raste të ndryshme penale dhe për të cilat kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore”, tha Hoxha.

Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar pati deklaruar se janë 250 mijë armë ilegale nëpër duart e qytetarëve.

 

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy