Klan Kosova e fitoi edhe në shkallë të dytë rastin ndaj MINT-it, ja vendimi i Komerciales (DOKUMENT)
Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 18 September 2023
Klan Kosova e fitoi sot edhe në shkallë të dytë rastin gjyqësor nga tentativa e MINT-it për ta mbyllur mediumin.
Gjykata Komerciale, e refuzoi ankesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke e cilësuar si të pabazë.
”Me aktvendimin e ankimuar të Gjykatës Komerciale, Dhomat e Shkallës së Parë-Departamenti për Çështje Administrative, ka aprovuar kërkesën e paditësit Klan Kosova Sh.p.k me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatoreve, në Prishtinë, për shtyrjen e ekzekutimit te vendimeve të paditurës, si dhe ka vendosur të shtyhet ekzekutimi i Vendimit nr.4566/01 i dt. 28.07.2023 i Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve si dhe Vendimit nr. 309/11 i dt. 14.06.2023 i nxjerr nga Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë, derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”.
”Kundër këtij aktvendimi ka ushtruar ankesë e paditura, për shkak të: shkeljeve thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe aplikimit të gabuar të drejtës materiale, me propozim që gjykata të aprovoj ankesën si të bazuar, të prishet aktvendimi KA.nr.315/23 i datës 02.08.2023 i Gjykatës Komerciale, Dhomat e Shkallës së Parë-Departamenti për Çështje Administrative si dhe të refuzohet në tersi si e pabazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatoreve, Prishtinë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit nr.4566/01 i dt. 28.07.2023 të Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit 309/11 i dt. 14.06.2023 i nxjerr nga Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë”, thuhet në vendimin e lëshuar nga Komercialja.
Gjykata Komerciale, pas shqyrtimit të lëndës, ka gjetur se:
”Ankesa është e pabazuar Duke shqyrtuar shkresat e lëndës, aktvendimin e kundërshtuar sipas ankesës së të paditurës, kolegji i kësaj gjykate gjen se, gjykata e shkallës së parë, pas shqyrtimit të propozimit të paditësit, për shtyrje e ekzekutimit të vendimit të paditurit nr.4566/01 të dt. 28.07.2023, dhe vendimit nr.309/11 i dt. 14.06.2023 ka gjetur se ekzekutimi i vendimit kontestues, paditësit do ti sillte dëm vështirë të riparueshëm, ndërsa shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin publik. Propozuesi pretendimet e paraqitura në propozim i ka mbështetur në argumente të mjaftueshme. Gjykata gjatë vlerësimit të propozimit të paditësit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të kontestuar, iu ka referuar dispozitave ligjore të nenit 22 par.2 të Ligjit për Konfliktin Administrativ (LKA)”.
”Kolegji i Dhomës së Shkallës së Dytë, duke u nisur nga gjendja e tillë e çështjes, pranon në tërësi si të drejtë dhe të ligjshëm qëndrimin e tillë të gjykatës së shkallës së parë, ngase edhe sipas vlerësimit të kolegjit të kësaj gjykate, në rastin konkret, janë plotësuar në mënyrë kumulative kushtet për shtyrjen e ekzekutimit të aktit administrativ të paraparë në nenin 22 par.2 të Ligjit për Konfliktet Administrative. Me këtë dispozitë juridike, është paraparë që shtyrja mund të bëhet: nëse ekzekutimi i aktit administrativ do t’i sillte dëm paditësit, i cili vështirë do të riparohej, kurse shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin publik, e as që shtyrja do ti sillte ndonjë dëm palës kundërshtare përkatësisht personit të interesuar”.
”Duke i marrë parasysh pretendimet ankimore të paditurës në ankesë, të cekura më lartë ndaj aktvendimit të gjykatës së shkallës së parë, kolegji vlerëson se të njëjtat janë jo të vërtetuara, të pamjaftueshme dhe jo bindëse për tu aprovuar ankesa dhe për t’u refuzuar propozimi për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të atakuar deri në vendosjen sipas padisë së paditësit. Ngase edhe vlerësimi i kolegjit është se janë përmbushur kushtet ligjore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të ankimuar, siç parashihet në nenin 22 par.2 të LKA-së”.
Në rastin konkret kolegji i kësaj gjykate e pranon përfundimin e shkallës së parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të paditurës, për shkak se Dhoma e shkallës së parë e ka arsyetuar në masë të mjaftueshme përfundimin e saj për aprovimin e kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të vendimit.
”Kjo për faktin se ka rezultuar se paditësi-propozuesi e ka mbështetur në argumente të mjaftueshme faktin se ekziston rreziku se me ekzekutimin e vendimit kontestues, paditësit do ti shkaktohet dëm i pariparueshëm pasi që me pezullimin e certifikatës se biznesit, paditësi nuk mund të ushtroj veprimtarin ekonomike, rrjedhimisht do të rezultojë edhe me revokimin e licencën nga Komisioni i Pavarur për Media për ushtrimin e funksionit të ofruesit të shërbimeve mediale audiovizuale. Si rrjedhojë do të kishte për pasoj ndërprerjen e marrëdhënies se punës për rreth 220 punëtor si dhe me ndërprerjen e marrëdhënieve tjera kontraktuale me palët e treta, rrethana këto që në rast të ekzekutimit të vendimeve kontestuese paditësit do ti sillnin dëme vështirë të riparueshme”, specifikohet në dokument.
Madje në vendim, specifikohet tutje se pse pretendimet nuk u pranuan si të bazuara, transmeton klankosova.tv.
”Kolegji i Dhomës së Shkallës së Dytë, nuk i pranoi si të bazuara pretendimet në ankesë për arsye se, Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë-Departamenti për Çështje Administrative, ka vlerësuar faktet në harmoni të plotë me dispozitat e nenit 22 të Ligjit nr.03/L202 për Konfliktet Administrative. Kolegji, vlerëson se pretendimet ankimore nuk ndikojnë në ndryshimin e një gjendje tjetër faktike që i ka konstatuar shkalla e parë. Duke i marrë parasysh këto pretendime ankimore të ankuesit në ankesë, Kolegji vlerëson se të njëjtat janë të mbështetura 4 në faktet që kanë të bëjnë me çështjen kryesore, për të cilat gjykata do të vendosë në mënyrë meritore pas administrimit të provave dhe shqyrtimit të kërkesëpadisë për anulimin e vendimit të kontestuar, por të cilat tani nuk janë me ndikim për vlerësimin ndryshe në këtë çështje juridike administrative”.
Kolegji, pajtohet me pikëpamjet juridike të gjykatës së shkallës së parë pasi që përfundimi i saj është i rregullt dhe i ligjshëm, se aktvendimi i atakuar nuk është i përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave.
”Mbi këtë gjendje të fakteve, kolegji gjen se Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë-Departamenti për Çështje Administrative, në mënyrë të drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë ka zbatuar dispozitat procedurale dhe materiale, me rastin e aprovimit të propozimit të paditësit-propozuesit, me të cilën ka kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të paditurit, dhe se nuk është cënuar ligji në dëm të ankuesit”.
”Sipas vlerësimit të kolegjit të kësaj gjykate, aktvendimi i atakuar i Dhomave të Shkallës së Parë, është i qartë dhe i kuptueshëm, ndërsa në arsyetimin e tij janë dhënë arsye të mjaftueshme për faktet vendimtare të cilat i pranon edhe kolegji i kësaj gjykatë”.
Ndaj, ankesa si e tillë sipas Gjykatës Komerciale refuzohet, ndërsa aktvendimi i ankimuar vërtetohet si i drejtë dhe i ligjshëm.
Dokument
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...