Lajme

Kica-Xhelili: Kemi një kryeministër që flet për vitin 2013 e asnjëherë për vitin 2030

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 11 Shtator 2023

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka ardhur me një koncept të ri, si rezultat i punëve jo të mira të Qeverisë.

Sipas saj, Kosova ka një kryeministër që mbi dy vite e gjysmë ka folur për vitin 2013, e asnjëherë për atë 2023.

“Ne kemi ardhë në një koncept të ri, që ka ardhë si rezultat i çdo gjëje që po ndodhë në Kosovë. Do të thotë ajo me të cilën po ballafaqohemi , është se është krijuar një diskurs shumë i polarizuar në shoqëri. Është krijuar një gjuhë shumë përqarëse dhe gjithcka që ne po bëjme është një reflektim i kot i të kaluarës pa asnjë mendim konkret të së ardhmes. Do të thotë e kemi një kryeministër që mbi dy vite e gjysmë tanimë, e kemi dëgjuar dhjetëra herë të flasë për vitin 2013, por asnjëherë të flasë për vitin 2030”, është shprehuar ajo.

-Advertisement-

Kica-Xhelili deklaroi se “Rruga e Re” është koncept zhvillimor mbi fundamentet ekzistuese të LDK-së.

““Rruga e Re” është kjo, pra është koncept zhvillimor mbi fundamentet ekzistuese te të LDK-së. Është koncept zhvillimor mbi fundamentin e qendrës së djathtë, mbi institucioanlizmin, mbi zhvillimin, mbi të qenurit gjithmonë afër miqëve tonë. Por duke iu ofruar ide plotësisht konkrete për secilin sektor”, tha ajo.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy