Rashiq: Sot do takohem me Kurtin, kam disa propozime të pakëndshme
Autori: Gazeta inFokus
19:19 | 11 Shtator 2023
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka paralajmëruar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën e 11 shtatorit.
Ai ka thënë se është rrugës për të shkuar te kryeministri, e ku do t’i paraqesë disa propozime të cilat priten të jenë të pakëndshme.
“Jam rrugës për te kryeministri, do t’i kemi disa propozime dhe të njëjtat fatkeqësisht nuk do të jenë të bukura. Kjo që po ndodhë te zëvendësi im, ai e ka sigurinë e tij në rrezik. Më duhet së pari ta bisedoj me kryeministrin, nëse kemi ndonjë kuptim të situatës, do t’i prezantojë me kohë ndoshta nesër nëse kemi marrëveshje”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.
Rashiq, i bëri thirrje të dielën, siç e quajti ai, regjimit radikal të Serbisë ta lirojë drejtorin e ri të Komunës së Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, për të cilin tha se u arrestua më 9 shtator dhe po mbahet në Rashkë, jugperëndim të Serbisë.
Nikolla është i biri i zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radimiroviq.
Rashiqi tha më 10 shtator në një konferencë për media në Prishtinë se “arsyeja për arrestimin e Nikollës është presioni ndaj Radoicas.”
Rashiq ka theksuar se po ballafaqohen me një persekutim të vërtetë të organeve të rendit që siç thekson ai “po menaxhohet e po keqpërdoren nga ana e Serbisë dhe në veçanti nga presidenti Vuçiq”.
Ai ka thënë se Radimiroviq është dënuar me 10 ditë burgim nga Serbia.
Rashiq thotë se qëllimi i Vuçiqit është zhvendosja e serbëve që janë në Kosovë.
“Qëllimin e ka që t’i zhvendosë të gjithë serbët që janë në Kosovë, pa diplomaci pa politikë vetëm kaq, sepse ai konsideron vetëm ai zë i kritikës që mund të vijë nga ana e Kosovës ku thuhet saktë çfarë po bëhet këtu, si kanë vepruar deri tash… unë jam i sigurt që ai e ka një plan afatgjatë ku ka dëshirë t’i zhvendosë të gjithë serbët e Kosovës dhe të ketë një arsyetim se nuk ka çfarë të përpiqemi që të mbesin serbët atje, kështu që mbrapa janë të gjithë ata vetëm për përfitime financiare”.
Në anën tjetër, ai ka deklaruar se ka marrë kritika e ofendime direkt nga presidenti Vuçiq.
“Kam marrë kritika e ofendime direkt nga presidenti, çdoherë kur shkoj në Serbi më ndalin nga 3-4 orë pa kurrfarë arsyetimi, po ashtu edhe familjen time, miqtë e mi. Ky rasti i fundit i Nikollës, ai i ka pasojat direkte sepse babai i tij është politikan, është zëvendësi im”.
“Po ushtrohet dhunë fizike vetëm për shkaqe politike… As jeta e as kurrfarë çmimi që duhet ta paguani ju, nuk është asgjë për ata. Metodat të tjera janë duke nisur nga kërcënimet në vendin e punës. Sa herë që po bisedoj për gjendjen faktike këtu në Kosovë pavarësisht që po e përsëris shumë herë, sërish përfaqësuesit nuk e marrin si diçka shumë serioze. Krejt kjo që po ndodhë dhe ajo që do të ndodhë në të ardhmen do të jetë në mënyrën ku diktohet direkt nga presidenti i Serbisë, dhe mos dyshoni që është mbrapa për këto ndalesat në kufij, nuk kam kurrfarë dyshimi që ai dhe njerëzit e tij janë të dedikuar për një represion pafund pa president që do të vazhdojë edhe më tutje edhe para zgjedhjeve”.

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
































