Lajme

Biletat e ndeshjes Kosovë – Zvicër u shitën në të zezën, FFK del me një njoftim

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 08 September 2023

Sot gjatë ditës në media u raportua për keqpërdorimet në shitjen e biletave të ndeshjes Kosovë-Zvicër.

Lidhur me këtë raportoi edhe Infokus, ku gazetarja Hateme Smajli, gjatë raportimit u përball me persona që po i shesin biletat në tregun e zi me çmim shumë më të lartë.

-Advertisement-

Lidhur me këto raportime, ka reaguar Federata e Futbollit të Kosovës, e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur se biletat e shitura janë të personalizuara dhe të njëjtat nuk mund të transferohen tek personat e tjerë.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton edhe një herë opinionin se biletat e ndeshjes Kosovë – Zvicër janë të personalizuara dhe nuk mund të transferohen te një person tjetër. Në secilën hyrje të stadiumit funksionon sistemi digjital dhe do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave të personalizuara.  Çdo abuzim me biletat do të paraqitet tek organet e rendit, me të cilat jemi duke bashkëpunuar ngushtë në parandalimin e keqpërdorimit të biletave për ndeshje. Andaj, FFK fton qytetarët që të mos bien pre e mashtruesve në tregun e zi dhe çdo abuzim me bileta ta paraqesin tek organet e rendit”, thuhet në njoftimin e FFK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera