Lajme

Policia e Kosovës arrestoi dy të dyshuar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 08 September 2023

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, gjatë kësaj jave ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët kërkoheshin me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Bëhet e ditur se policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin: P.J., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), i cili ishte i kërkuar përmes INTERPOL-it nga një shtet evropian.

Po ashtu, FAST Kosova arriti ta lokalizojë dhe më pas ta arrestojë edhe të dyshuarin e dytë: D.S., (viti i lindjes 1992, mashkull shtetas gjerman), i cili po ashtu kërkohej nga INTERPOL-i.

-Advertisement-

Organet e rendit njoftojnë se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për raste e tilla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera