Ulja spektakolare e masës së pagave, Barcelona “shkëlqeu” në merkato
Autori: Gazeta inFokus
10:03 | 07 Shtator 2023
Barcelona ka punuar me një pikësim të qartë gjatë merkatos së fundit të transferimeve për t’u përshtatur me “fair-play”-in financiar dhe për të ulur faturën e pagave të ekipit të parë, përveç përforcimit të organikës me lojtarë të nivelit të lartë për të vazhduar të jetë një ekip konkurrues për të luftuar për tituj.
Te Barça ishte detyrim ulja e pagave për të respektuar rregullat e kontrollit ekonomik të LaLiga-s. Këtë verë shuma që nevojitet për pagat është ulur me 161.7 milionë euro.
Sipas të dhënave nga klubi “blaugrana”, masa e pagave të skuadrës së Barçës tani është 404.7 milionë euro krahasuar me 566.4 milionë që ishte sezonin e kaluar.
Përpara operacioneve të kryera muajt e fundit, fatura e pagave sportive të Barçës përfaqësonte 73% të raportit të të ardhurave bazuar në llogaritjet e UEFA-s dhe tani kjo përqindje është 54%.
Kjo diferencë shpjegohet me një kursimin prej 212.7 milionë eurosh të pagave që merrnin Antoine Griezmann, Gerard Piqué, Francisco Trincao, Jordi Alba, Sergio Busquets, Nico González, Frank Kessie. Sergiño Dest, Clément Lenglet, Ansu Fati, Eric Garcia dhe Ez Abde.
Në vend të tyre, Barça ka inkorporuar pesë futbollistë këtë verë: Oriol Romeu, Ilkay Gündogan, Joao Félix, Joao Cancelo dhe Íñigo Martínez, pagat e të cilëve këtë vit do të arrijnë në 50.5 milionë (50,562,711 euro). Pa dyshim, një kursim më se i dukshëm që nxjerr në pah punën e madhe të kryer nga drejtuesit sportivë të Barçës për të ulur koston e skuadrës dhe për të pasur një listë lojtarësh të nivelit të lartë për t’u rikthyer në krye.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...





























