Lajme

Berisha: Kryeministri “zhëngërlibaba” nuk shkel bubrrecat por e zhvat buxhetin e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 04 September 2023

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha sot gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar për “keqmenaxhim e vjedhje të shtetit”.

Ai tutje gjatë fjalimit të tij ka thënë se Kurti po e dëmton buxhetin e paranë publike duke e vjedhur.

Postimi:

-Advertisement-

Fjala e deputetit Hisen Berisha në seancën që u sabotua nga hajtutët e qeverisë e mazhorancës në krye me “ZHËNGËRLI BABËN”, nga frika të pëballën me fjalën e popullit!

I nderuar Kryeministër, “zhengreli bab”, ata që u rrethojnë dhe kujdesen për propagandën dhe imazhin tuaj mashtrues, kanë bërë shumë të dukeni engjëll. Por, për një kohë të shkurtë në qeverisje na dole vet djalli.

E vërtet se ka pasur korrupsion edhe në qeveritë tjera, por jo kaq hajni, e kaq abuzime me paranë publike.

Përderisa, në qeveritë tjera kishte pasur korrupsion, por kishte qenë kryesisht në dëm të operatorëve ekonomike, si për shembull ishte ndarë buxheti për një projekt -5 milion euro dhe ishte fitua me 4.5 milion! Atëherë mbikëqyrësit e ndonjë zyrtar, kishte ndodhur të zhvatin 5-10%, ta detyrojnë operatorin ekonomik ta kryej projektin me 4 milion, që kryesisht ka shkua në dëm të operatorit ekonomike, por jo në dëm të buxhetit, e as të projektit.

Ndërsa ti kryeministër, se nuk po di a me të quajt “Zhengerli Baba“ apo “Ali Baba me 40 cubat” e tu, sepse dy epitetet po të shkojnë për vepër, po e dëmton buxhetin e paren publike duke e vjedh, e duke e zhvat.

Së fundmi “Cubja” e jote, Ministrja Nagavci bashkë me ty, po i vjedhin 5-6 milion nga sigurimi i librave për fillorist, që është buxhetuar nga ju me 4.3 milion, kurse oferta nga shtëpitë botuese, ishte 4.8 milion! Kurse tani ju e rritët buxhetin mbi 6.3 për nivelin 1 deri në 5, nga 80 euro për livra , kurse 6.6 milion për nivelin 6 deri në 9, nga 30 euro, për pajisje lapsa e fletore, apo më saktë në13 milion shtesë! Nëse kemi 210 mijë nxënës,

Të ndarë në 110 mijë nga klasa 1 deri 5, dhe 100 mijë nga klasa 6 deri në 7, atëherë nëse nga 30 euro nuk po ma qet se kemi të bëjmë me 100 mijë nxënës , duhet të jenë më sakt mbi 300 mijë. Pra kemi të bëjmë me vjedhje të hapur.

“Zhengerli Bab” apo “Ali Bab me cuba“, a po mendon se je aq hajn i sofistikuar, sa që opozita e populli mos me të kuptua a?

Ti e cubja jote Ministrja Nagavci, e anuluat tenderin me ofertën 4.8 milion, sepse kompania e lidhur me ju Ministre CUBE, “Albas” nuk arriti të marr pjesë në tender.

Kështu që, me qëllim që ajo të marr tregun e shitjes se librave në Kosovë, dhe si korrupsion, diferencën në mes të buxhetimit tuaj 4.3 ml. apo 4.8 ml, sa ofruan shtëpitë botuese në Kosovë, me buxhetimin tuaj prej 13 ml, aq sa do të kushtoj çmimi i librave tani, do ta vidhni me kompaninë hajdute, financuesën tuaj informale, nga Shqipëria.

Kështu, ju Albin baba e cubat e tu, do të vjedhni atë shume që bën diferencën në mes buxhetit 13 milion dhe ofertës për botimin e librave 4.3 milion.

Ju “Zhengerli Bad” apo “Ali Bab me cuba” se po e kam problem cilin epitet ta jap, sepse të dy epitetet po të shkojnë për shtati, vjedhtë edhe në rezervat e shtetit në grurë, vaj e sheqer, vjedhtë bukën e popullit, vaj nuk erdh fare, ndërsa me grurë i vjedhtë 40%.

Sepse në kohën kur ti e bleve grurin çmimi në bursë ishte 275 euro për ton, ti e bleve me sekserin tënd “Ridin” me 483 euro tonin.

Do të thotë rreth 2 milion e 600 mijë, hajni i bëtë me një veprim korrupitv, në bukë të popullit.
Kurse për litër të vajit, këta personazhet tuaj të Orëellit, me gjuhën e shifrave, provuan ti bindin qytetarët se si ju e kontraktuar litrën e vajit për 1.1 euro, kur gjoja litri vajit në Kosovë kushtonte afër 3,39 euro! Po çfarë rëndësie ka sa euro e kontrakton nëse vaji s’ka ardhur fare.

Ti vodhe në rrymë “Ali bab”, ja ndale operatorit të licencuar Hidrocentralin, ku e kishe rrymën me 63 euro megavatin, gjatë gjithë kohës së importit të rrymës dhe e bleve me 288 euro megavatin!

Edhe nga kjo aferë korruptive, në ditë 40-50 milion, të shkuan në xhep ty e diplomatit tënd.

Ti vodhe mbi 50 milion në kontrata një burimore, e me siguri qindra miliona në emër të subvencioneve, grandeve e transfereve.

Ndalu Kryeministër me cubat e tu se ky popull nuk duron më!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera