Lajme

Së shpejti do të ngritet aktakuza për masakrën e Dubravës

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 02 September 2023

Së shpejti do të ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarve për masakrën e Dubravës, që është kryer mbi të burgosurit shqiptar prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, tha se hetimet për këtë masakër tashmë kanë përfunduar.

“Kemi arrestuar një të dyshuar për masakrën e Dubravës, hetimet janë duke u zhvilluar që një kohë të gjatë. Ne, veç kemi përfunduar hetimet në këtë rast dhe jemi në fazën e vlerësimit të provave për mundësinë që brenda javësh, për të mos thënë muajsh, të ngrejmë një aktakuzë në këtë rast”, tha Morina për RTK-në.

-Advertisement-

Rasti tjetër për të cilën do të nfitet aktakuzë, sipas tij, është ai i Staradranës, ku janë vrarë 16 civilë.

“Edhe në atë rast kanë përfunduar hetimet, jemi në përpunimin e dosjes me mundësinë që brenda javësh ta ngrisim aktakuzën”, shtoi ai.

Sipas tij, problemet politike, si bashkëpunimi me Serbinë, janë faktori kryesor që pengojnë hetimin e këtyre rasteve.

“Fatkeqësisht ne kemi vetëm mundësinë e parë – mbledhjen e provave në territorin e Kosovës. Me Serbinë mungon bashkëpunimi që fatkeqësisht është pengesë e madhe në punën tonë. Të gjithë të pandehurit janë të arratisur dhe presupozojmë e për disa edhe e dimë se jetojnë në Republikën e Serbisë”, nënvizoi Morina.

Prokurori Special tha se me rritjen e numrit të hetuesve është mundësuar mbledhja e fakteve dhe se po bëhet më shumë punë për zbardhjen dhe dënimin e kryerësve të krimeve të luftës.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer mbi të burgosurit shqiptarë prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Nga kjo masakër mbetën të vrarë 160 shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera