Pse u dërgua në QKUK, Andi Pajaziti që dyshohet për vrasjen në Bon Vivant, SHKK jep detaje
Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 01 September 2023
I dyshuari për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”, Andi Pajaziti i njohur me nofkën “italiani”, incident ku ishte plagosur edhe vetë ai, është parë sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë thënë se Pajaziti është dërguar në QKUK për kontroll specialistik.
Zëdhënësi i SHKK’së, Florent Gashi ka deklaruar se kjo është bërë me kërkesë të Njësisë Shëndetësore të Burgut.
“Ju njoftojmë se A.P është i vendosur në BSL, bazuar në kërkesën e Njësisë Shëndetësore të Burgut, i njejti sot është dërguar për kontroll specialistik në QKUK”, ka thënë Gashi për Express.
Ndryshe, më 4 gusht të këtij viti, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” ishin plagosur 21 persona. Një prej tyre s’kishte arritur t’ju mbijetonte plagëve dhe kishte vdekur.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se dje është ndaluar edhe një person.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, i ka thënë Gazetës Express se ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
“Ju njoftojme se Prokurori i Shtetit ka urdheruar ndalimin e presonit me inicialet N.Ll., per shkak te dyshimit te kryerjes se vepres penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, sipas KPRK-se, lidhur me rastin e ndodhur ne “Bon Vivant””, ka thënë Ulaj.
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...