Haxhiu kërkon nga përmbaruesit privatë t’i zhbllokojnë përkohësisht llogaritë e prindërve për blerjen e librave
Autori: Gazeta inFokus
18:28 | 25 Gusht 2023
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka nxjerr një udhëzim me të cilën kërkon nga përmbaruesit privatë që t’ua mundësojnë prindërve që kanë probleme me procedura përmbarimore t’i zhbllokojnë përkohësisht llogaritë derisa të bëhet blerja e librave për nxënësit.
Ky reagim i i Haxhiut ka ardhur pasi është paralajmëruar mundësia që prindërit që i kanë të bllokuara llogaritë të mos mund t’i blejnë librat që subvencionohen nga Ministria e Arsimit.
“Ministria e Drejtësisë, duke u bazuar në Shtojcën 1, pika 3 te Rregullores (QRK) – NR. 14/2023 per Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe ne platformën e lansuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore për nxënësit, për vitin shkollor 2023/2024, lëshon udhëzues për Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në udhëzuesin e nënshkruar nga minsitrja Haxhiu.

“Udhëzohen zyrat e përmbaruesve privatë që në pajtim me situatën faktike, të shqyrtojë mundësitë për lehtësimin e pagesave në llogaritë e bllokuara të debitorëve- prindër të nxënësve përfitues nga platforma e lansuar nga MASHTI për subvencionimin e teksteve shkollore (përmes zhbllokimit të përkohshëm të llogarive të bllokuara të debitorëve në rastet kur të njëjtit pranojnë mjete financiare subvencionuese të destinuara për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore, me qëllim të tërheqjes së këtyre mjeve deri në vlerën e destinuar për këtë qëllim), thuhet në Udhëzues.
Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci ka njoftuar të enjten mbrëma se barra për blerjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do t’u bie prindërve, për çka qeveria do t’i subvencionojë me nga 80 euro për një nxënës, derisa për klasat tjera do të përdoren librat nga vitet e kaluara që janë dorëzuar në fund të vitit shkollor.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...































