Lajme

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja dhurojnë gjak vullnetarisht

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 23 August 2023

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhuruar gjak bashkë me stafin e tij, në sesionin e dytë për këtë vit për dhurimin vullnetar të gjakut nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja.

Ky aktivitet tashmë është tradicional, dhe është realizuar në kuadër të bashkëpunimit në mes të MM-së dhe FSK-së me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

Thuhet se aksioni i dhurimit  vullnetar të gjakut  do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së.

-Advertisement-

“Dhurimi vullnetar  i gjakut është aktivitet i planifikuar dy herë në vit në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK dhe po ashtu, pjesëtarët e FSK-së gjithnjë janë të gatshëm t’u përgjigjen  kërkesave të Qendrës  Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut për nevojat e rasteve emergjente”, shkruan në komunikatën e MM-s

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera