Lajme

INDEP ka një kërkesë të menjëhershme për qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 21 Gusht 2023

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës alokimin e mjeteve financiare dhe vazhdimin e subvencioneve te masave të Fondi i Kosovës për efiçiencë të energjisë Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.

Përmes një komunikate nga INDEP thonë se duke vepruar kështu Kosova mund të ecë në rrugën e tranzicionit, integrimit evropian dhe në drejtim të përmirësimit të kualitetit të jetës për qytetarët.

“INDEP kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërmarrë menjëherë masa duke konsideruar alokimin e mjeteve financiare shtesë për programin dhe zgjerimin e përkrahjes për qytetarët për projektin e zbatuar nga Fondi i Kosovës për efiçiencë të energjisë Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.  Konkretisht, INDEP kërkon që Qeveria menjëherë të bëjë: Rritjen e subvencionimit prej 10 milionë eurosh të tjera nga Qeveria e Republikës së Kosovës për shtëpitë individuale, dhe Zgjerimin e skemës për biznese dhe sektor residencial”, thuhet në komunikatën e INDEP./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy