Lajme

Selmanaj, LDK: Në vendet demokratike hajnat i mbron avokati, në Kosovë i mbron kryeministri

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 21 Gusht 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas sulmeve të pushtetit ndaj prokurorëve dhe mbrojtjes së tyre ndaj të dyshuarve për keqpërdorime në rezervat e shtetit.

Selmanaj madje ka thënë se në vendet demokratike hajant i mbron avokati, kurse në Kosovë kryeministri dhe qeveria e tij.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Në vendet demokratike, hajnat dhe shkelësit e ligjit, i mbron dhe i përfaqëson avokati.

Në Kosovën tonë, i mbron dhe i përfaqëson Kryeministri dhe qeveria e tij.

Në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit e ligjit, i ndjekë dhe i akuzon prokuroria.

Në Kosovën tonë, prokurorët dhe organet ndjekëse, i linqon dhe i sulmon Kryeministri dhe qeveria e tij.

E papranueshme, e dënueshme, e gërditshme!

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy