Lajme

Kjo është dëshmitarja serbe që po dëshmon në Gjykatë Speciale

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 17 August 2023

Të enjten ka filluar të dëgjohet dëshmia e dëshmitares të 17-të me radhë, Dragica Bozhaniq, në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Bozhaniq ka filluar të përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Ndryshe, Krasniqi dhe Thaçi janë duke e përcjellë seancën përmes video-lidhjes, ndërsa Selimi dhe Veseli janë të pranishëm në sallë.

-Advertisement-

Paraprakisht, është bërë një diskutim lidhur me mënyrën e paraqitjes së dokumenteve shtesë në listën e dokumenteve të palës thirrëse, por që gjykatësi Charles Smith tha se do të lejojmë të kalohet pak kohë dhe të mendohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ndërkaq, nga ana e ZPS-së është kërkuar të kalohet në sesion privat për një kohë në mënyrë që të diskutohet edhe një çështje tjetër.

Tani, pas dhënies së betimit, seanca po vazhdon në sesion publik me dëgjimin e dëshmitares Bozhaniq.

Dëshmia e saj pritet të zgjas gjatë tërë ditës së sotme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera