Lajme

1 muaj arrest shtëpiak për personin që sulmoi gazetarin Vullnet Krasniqi

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 17 August 2023

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji, personit që e sulmoi gazetarin Vullnet Krasniqi më 11 gusht.

Në njoftim thuhet se i pandehuri E.K., me datë 11 gusht 2023, rreth orës 14:00., në Prizren, në “Sheshin Shatërvan”, me dashje e sulmon të dëmtuarin V.K., – gazetar, në atë mënyrë që i bashkohet protestës së organizuar, dhe në momentin kur i dëmtuari V.K.,– gazetar gjatë kryerjes së punëve të tija zyrtare merr në intervistë protestuesit, i pandehuri e shtynë gazetarin, pastaj gazetari vazhdon ti intervistoj protestuesit e tjerë ku hasë në rezistencë të protestuesve, me të cilat veprime tek i dëmtuari shkaktojnë shqetësim.

“Me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, do të merren në pyetje dy (2) të dëmtuarit, dëshmitarë të tjerë dhe të dyshuar të tjerë eventual, si rezultat i kësaj caktimi i masës së arrestit shtëpiak për të pandehurin është i nevojshëm dhe i arsyeshëm për të mos penguar rrjedhën procedurale të hetimit, dhe për të siguruar prezencën e të pandehurit në procedurën hetimore.”

-Advertisement-

Ky është personi i dytë që është arrestuar për sulm ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi. Ndaj personit të parë është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Komunikata e plotë:

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj një (1) të pandehuri, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: Sulmi

Prizren, 17 gusht 2023– Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës– Vjollca Buzhala, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.08.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 15.09.2023, ndaj të pandehurit E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulmi nga neni 184 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: I pandehuri E.K., me datë 11 gusht 2023, rreth orës 14:00., në Prizren, në “Sheshin Shatërvan”, me dashje e sulmon të dëmtuarin V.K., – gazetar, në atë mënyrë që i bashkohet protestës së organizuar, dhe në momentin kur i dëmtuari V.K.,– gazetar gjatë kryerjes së punëve të tija zyrtare merr në intervistë protestuesit, i pandehuri e shtynë gazetarin, pastaj gazetari vazhdon ti intervistoj protestuesit e tjerë ku hasë në rezistencë të protestuesve, me të cilat veprime tek i dëmtuari shkaktojnë shqetësim.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Nëse i pandehuri e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit.

Me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, do të merren në pyetje dy (2) të dëmtuarit, dëshmitarë të tjerë dhe të dyshuar të tjerë eventual, si rezultat i kësaj caktimi i masës së arrestit shtëpiak për të pandehurin është i nevojshëm dhe i arsyeshëm për të mos penguar rrjedhën procedurale të hetimit, dhe për të siguruar prezencën e të pandehurit në procedurën hetimore.

Nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në konstatim se caktimi i arrestit shtëpiak në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim edhe të parandalimit të përsëritjes së veprës penale.

Shënim: Me datë 14 gusht 2023, për rastin dhe ngjarjen e datës 11 Gusht, Gjykata Themelore në Prizren, kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit A.K., i dyshuar për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera