Lajme

Arrestohet edhe një person për sulm ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 16 Gusht 2023

Është arrestuar edhe një person të martën për sulm ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, në Prizren.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se ky është personi i dytë që është identifiku dhe u arrestua të martën, pasi siç tha ai i pari është arrestuar ditën që ndodhi incidenti.

-Advertisement-

Po ashtu në raport të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Prizren 11.08.2023-14:00. Në lidhje me rastin, me 15.08.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy