Armëmbajtja pa leje, Policia konfiskon disa armë brenda 24 orëve
Autori: Gazeta inFokus
11:05 | 14 Gusht 2023
Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të konfiskimit të armëve të zjarrit brenda 24 orëve.
Lidhur me rastet, Policia ka ndaluar disa persona ndërsa ka konfiskuar armët të cilat ishin pa leje.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë dhe Mitrovicë.
Më poshtë rastet sipas raportit të Policisë:
Rr. Drenica, Prishtinë, 13.08.2023 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me gas me një karikator të zbrazët si dhe janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë (6) gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rr.Zahir Pajaziti, Podujevë, 13.08.2023 – 22:07. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një mjetë i mprehtë thikë. I dyshuari është shoqëruar në St. Policor, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti në procedurë të rregullt
Rr.Zahir Pajaziti, Podujevë, 13.08.2023 – 22:00. Gjatë kontrollit te drejtuesi i një veture, i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një mjetë i mprehtë thikë. I dyshuari është shoqëruar në St.Policor, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti në procedurë të rregullt.
Rr. Hoxhë Hasan Tahsini, Mitrovicë Jugu, 13.08.2023 – 13:59. Është shoqëruar në stacion të policisë i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma me një karikator i zbrazët. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Faruk Spahija, Mitrovicë, 13.08.2023 –21:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 30 fishekë që dyshohet se janë të armës me gas. Personi dyshuar ka deklaruar se në shtëpinë e tij e kishte edhe një pistoletë me gas të cilën e ka dorëzuar se bashku me tre fishekë të tjerë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...































