Problemet me mbeturina, ankohen banorët në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 13 August 2023
Kryeqyteti vazhdon të ketë probleme me mbeturinat. Disa kontejnerë janë të stërmbushur derisa qese e gjera të tjera kanë dalë edhe jashtë tyre. Qytetarët po kërkojnë zgjidhje nga Komuna e Prishtinës derisa theksojnë se si pasojë e kësaj po rrezikohen edhe nga qentë endacakë.
Banorët në lagjen Mati thanë për KosovaPress, se Kompania Pastrimi nuk po i mbledh mbeturinat me rregull.
Gëzim Hajdini i cili banon në rrugën “Malush Kosova”, tha se mbeturinat, përveç papastërtisë, po sjellin edhe rrezikun e qenve në lagje.
“Po, në rrugën Malush Kosova po, se e kanë çdo të hënë për t’i hequr, e vijnë çdo dy ose tre javë, bëhet shumë mbeturina, po iu vije aroma shumë e keqe. Qentë po mblidhen shumë, është edhe rrezik prej qenve.(A jeni sulmuar ndonjëherë prej qenve? Po, goxha problem është (Edhe aroma?), po edhe aroma, edhe qentë endacak, e po bëhen të gjitha të zezat qysh thonë shqiptarët.(Pagesat a i bëni me rregull?). Po gjithmonë. (A e dini sa banorë jeni përafërsisht?). Goxha shumë ka, me thënë pesë mijë banorë sigurt janë. (A ka kontejnerë pak?). Pak, edhe kontejnerë pak, edhe nuk po i heqin me rregull, se me qenë që i heqin me rregull, prapë më mirë do të bëhej, por nuk po i heqin me rregull. 00:54 “Ankesë kemi bërë në komunë, kemi qenë, e kotë, i sjellim i sjellim, por nuk po i sjellin, inshallah i heqin”, tha Hajdini.
Po ashtu, edhe qytetari që banon në rrugën “Muharrem Fejza”, Selim Berisha, tha se përkundër që pagesën për mbeturina e bëjnë me rregull, shërbimi sipas tij është i mangët.
“Nuk po e pastrojnë kurrë siç duhet, e marrin do, prapë mbetet e gjithë toka, nuk po e kryejnë ashtu siç duhet, s’kanë edhe faj se shumë po hedhin, a po hedhin këso të trasha nëpër tokë, shtretër, me javë qëndrojnë aty, nuk po munden me i heqë, i heqin deri diku, por siç duhet jo. E marrin bërllokun, prapë mbetet plotë toka. (A keni bërë ankesë diku?). Jo, nuk kam bërë, nuk jam me familje këtu, i kam shpërndarë familjen, veç vetëm jam, nuk po bëj bërllok shumë. (A ka aromë kundërmuese?). Ndonjëherë po, se si i bie dielli aty vetëm pak, ndikon. (Pagesat a i bëni me rregull?). Po me rregull, sidomos në vit e paguajmë të gjithë bërllokun. 03:59 “Duhet të ketë pajisje më të mëdha që të hiqen mbeturinat më të mëdha, edhe të vegjël, për ta hequr bërllokun, aty mbesin me muaj shtretërit që i hedhin, plotë pjesë çka i prishën, aty i lënë, pastaj ato po pengojnë, çfarë të bëjmë, ishallah bëhet mirë”, u shpreh Berisha.
E banori tjetër, Faruk Abdurrahmani, u shpreh se komuna duhet ta shqyrtojë këtë problem dhe të gjejë zgjidhje për të, ngase sipas tij në këtë mënyrë po rrezikohet shëndeti i qytetarëve.
“Unë banoj përballë marketit “Frutaria”, para marketit Frutaria janë ata që i qesim mbeturinat (kontejnerët), edhe paradite deri diku plot, por pas dite janë mbushen plot, edhe përreth plot, e tek në dymbëdhjetë të natës vijnë me kamion i pastrojnë. (A po vijnë rregullisht?). Rregullisht vijnë në dymbëdhjetë të natës, çdo ditë. Por, është gabim se po mblidhen jashtë kontejnerëve po mblidhen mbeturina shumë. (Ndoshta ka pas kontejnerë, ose ka shumë banorë?). Bakteret, si të kalosh të rroken bakteret, a e din çfarë gjërash ka aty në mbeturina. (A ka mungesë të kontejnerëve?). Një ka qenë e thyer, e kishin vendosur një të re, aty katër copa janë, katër kontejnerë. (A e keni ndonjë ankesë ndaj komunës me sjellë më shumë kontejnerë). Jo, nuk përzihem, ata vetë duhet të dijnë, duhet ta shqyrtojnë, ta studiojnë dhe ta gjejnë zgjidhjen”, tha Abdurrahmani./
Të tjera
-
Vdekja tragjike e Liam Payne, flet ish-truproja i tij shqiptar: Qava si fëmijë, e kisha si djalë
Joni Proni, i cili për 14 vite ka shërbyer si truproja personal i Liam Payne,...
-
Gjakovarit i vidhet vetura në parking
Një burrë ka njoftuar policinë në Gjakovë se persona të panjohur ia kanë vjed...
-
Kriza e tregut të automjeteve elektrike në Gjermani – shumë klientë po i kthehen automjeteve me benzinë dhe naftë!
Që nga fillimi i vitit, numri i atyre që blenë një automjet të ri dhe zëvendë...
-
Tragjike! Mbytet varka me emigrantë drejt Britanisë së Madhe, humb jetën një foshnjë
Një foshnjë vdiq pasi një varkë që transportonte njerëz në Kanalin drejt Brit...
-
Haradinaj udhëton drejt SHBA-së, paralajmëron takime me kongresmenë dhe zyrtarë amerikanë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare drejt SHB...
-
Trump fajëson Zelenskyn: Nuk duhet të lejonte kurrë që lufta me Rusinë të niste
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka fajësuar president...
-
Dhụnohẹt një grua në Prizren, dërgohet në QKUK për ekzaminim
Një grua është dhunuar në Prizren ku rasti ka ndodhur më 13 tetor dhe se vikt...
-
Dallavere në Komunën e Vushtrrisë, aktakuzë kundër dy zyrtarëve
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, n...
-
Policia gjen shufër metalike dhe thikë në çantën e një personi në aeroportin “Adem Jashari”
Policia e Kosovës ka gjetur shufër metalike dhe një thikë në çantën e një per...
-
Të shtëna me ạrmë në Pejë
Një person ka shtënë me armë drejt një burri në Pejë, por nuk ka qëlluar. ...
-
Çfarë po ndodh me ushqimin për ushtarët?
Fotografitë e shujtave të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të pu...
-
Arrestohet një person pas rrạhjes në një lokal në Graçanicë
Një burrë ka rrahur një tjetër pas një mosmarrëveshje në një lokal në Graçani...