Lajme

“Kurti po mundohet t’i bëjë pikë e pesë shqiptarët”

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 12 Gusht 2023

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, ka thënë se kryeministri i Kosovës AlbIn Kurti, po mundohet që shqiptarët t’i bëjë pikë e pesë.

Ky reagim i saj vjen pasi shefi i qeverisë të premtën qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

“Pasi e ndau në dysh shoqërinë kosovare, tentoi në Shqipëri, por dështoi, në Preshevë për një këshilltare shqiptarët i bëri pik e pesë, tash ua ka mësy edhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, tha Halimi.

-Advertisement-

Halimi tha se nuk e ka ndërmend të merret me problemet jetësore të qytetarëve të Kosovës.

“Duke pretenduar të shndërrohet në figurë historike të shqiptarëve, sipas ambicies së tij populliste. Por si peng i historicizmit ai po shndërrohet në përçarës i shqiptarëve kudo që jetojnë në hapësirat e tyre”, tha ajo.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy