Lajme

Haxhiu kritikon Kurtin dhe Vitinë për manipulim të konkursit për infermierë

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 11 August 2023

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, a ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për manipulim të konkursit për infermierë.

Sipas tij, të premtosh “Barazi dhe Drejtësi” dhe ta manipulosh procesin e konkursit, jo vetëm që është hipokrizi dhe mashtrim, por është vepër penale me të cilën duhet të merren organet e drejtësisë.

“Por pasi ishte në ShSKUK Albin Kurti bashkë me Arben Vitinë e Elvir Azizin do të duhej të përgjigjeshin për dyshimet në manipulim të konkursit për pranim të infermierëve, ku gjatë testimit janë shpërndarë pyetjet e testit përmes telefonit dhe se janë ngritur pikët e testit për disa kandidatë të preferuar të LVV duke cenuar barazinë në konkurrim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera