Lajme

Xhelal Sveçla jep tender prej mbi 12 milionë euro për kompaninë me seli në Mynih

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 09 August 2023

Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar një kontratë për furnizimin me dokumente personale të identifikimit dhe për mirëmbajtjen e sistemeve elektronike.

Kjo kontratë e nënshkruar më 17 korrik 2023 i ka kushtuar ministrisë së drejtuar nga Xhelal Sveçla, hiç më pak se 12 milionë e 231 mijë e 954 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Grupi i operatorëve ekonomik i cili është kontraktuar nga MPJ-ja për furnizim është “AUGENTIC GmbH; IN Groupe” me adresë në qytetin e Mynihut.

-Advertisement-

Derisa kohëzgjatja e kontratës është paraparë që të jetë për tre vjet, ose përkatësisht për 36 muaj.

Nga dy tender të pranuar Ministria e Punëve të Brendshme të dy prej tyre i ka përzgjedhur si të përgjegjshëm.

Prej tyre ka zgjedhur tenderin me çmimin më të ulët prej 12,231,954.27 euro, ndërsa ofertuesi i dytë për kryerjen e këtyre punëve ka kërkuar 12,386,106.21 euro./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera