Ejupi (AAC) zbulon arsyet: Jemi shënjestër e sulmeve nga grupe të caktuara
Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 03 August 2023
Bujar Ejupi, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), ka reaguar ndaj pretendimeve të Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil (SPAAC), duke thënë se AAC është shënjestër e sulmeve nga grupe të caktuara, që nga momenti kur i raportoi keqpërdorimet në institucionet përgjegjëse.
Reagimi i Ejupit vjen pasi SPAAC pretendoi se drejtori i përgjithshëm i AAC-së, kundërligjshëm ka hartuar vetë rregulloren e brendshme të këtij institucioni.
Ejupi ka renditur punët që janë kryer në AAC që nga marrja e pozitës së drejtorit të përgjithshëm të AAC-së dhe ato që planifikohen të kryhen.
Kurse për raportet e EASA dhe ICETRA, tha se janë keqinterpretuar qëllimisht pasi në to flitet vetëm për nevojën për përmirësim të vazhdueshëm dhe vazhdim të reformave të nisura në AAC.
“Reagimet negative ndaj kërkesës sime për ligjshmëri, si drejtor i institucionit të AAC, shfaqin nivelin e ndikimit dhe rezistencën që përballen përpjekjet e mija për të sjellë transparencë dhe ndryshim pozitiv në këtë institucion dhe çojnë në largimin e qëllimshëm të fokusit nga aspekti profesional mbikëqyrës i AAC-së drejtë temave fiktive dhe tendencioze lidhur me pozitën time si drejtor i përgjithshëm”, thuhet në reagimin e Ejupit.
Reagimi i plotë i Bujar Ejupit:
“Autoriteti i Aviacionit Civil është shënjestër e sulmeve nga grupe të caktuara që nga momenti që unë, si Drejtor i përgjithshëm, kam gjetur keqpërdorime në AAC dhe i kam lajmëruar ato tek institucionet përgjegjëse. Pse po ndodhin tani sulme ndaj AAC-së dhe çfarë ka ndodhur që nga emërimi im si Drejtor i Përgjithshëm?
1) AAC së bashku me ASHNA kanë arritur të hapin linja ajrore me Shqipërinë, dhe të kapërcejnë të gjitha pengesat për hapjen e hapësirës ajrore me dy linja të reja që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë. Hapja e këtyre linjave pritet të publikohet në Eurocontrol, dhe rruga ajrore me Evropën përfundimisht do të shkurtohet me rreth 30 minuta në çdo fluturim.
2) AAC, së bashku me ASHNA-në për herë të parë do të kenë qasje në sistemin evropian EGNOS, i cili ishte kërkuar prej 10 vitesh. Këtë muaj pritet që EASA të bëjë një vizitë inspektuese që shënon fillimin e qasjes së shtetit tonë në këtë sistem evropian shërbimi.
3) Rastet e sigurisë së aviacionit po trajtohen seriozisht në AAC. Është kërkuar hetim për mbi 110 incidente të raportuara të prishjes së Radarit, dhe mbi 43 humbje të energjisë në pajisjet jetike të navigacionit ajror (Rasti nën hetim nga KHAIA). Në fillim të këtij viti, në hapësirën ajrore të Kosovës kemi pasur një incident të rëndë ajror, ku në dy avionë është aktivizuar sistemi TCAS kundër ndeshjes së këtyre dy avionëve në mes vete. Rasti është raportuar në KHAIA dhe ky rast do të hetohet pa pengesa dhe pa e kursyer askënd.
4) AAC ka raportuar thyerjen e ligjit për tarifat e kerozinës, si pasojë e së cilës janë përfituar mbi 2 milionë euro nga operatori ekonomik. Rasti është paraqitur menjëherë nga AAC në komisionin PPP, pasiqë kërkohen hapa të menjëhershëm për të ndaluar thyerjen e ligjit shumë vjeçar në ANP. AAC për herë të parë ka adresuar hapjen e tregut dhe ka sinjalizuar keqpërdorimin me monopolin e shitjes se kerozinës në aeroport.
5) Menaxhmenti i AAC rishtazi ka vërejtur se tarifat tejet të larta të aeroportit nuk ishin aprovuar asnjëherë në të kaluarën nga AAC. Pra, edhe pse AAC-ja është e detyruar me ligj të miratojë dhe rregullojë tarifat e aeroportit, këto tarifa nuk janë trajtuar asnjëherë nga AAC, si pjesë e përgjegjësisë së Departamentit për Rregullim Ekonomik
6) Inspektorëve të AAC-së u është kërkuar të ndalin zhvillimin e aktiviteteve për operatorët që ata mbikëqyrin, për të shmangur konfliktin e interesit.
7) AAC ka raportuar në Policinë e Kosovës dhe në Departamentin e Krimeve Ekonomike për manipulimin/falsifikimin e licencave të kontrollorëve të trafikut nga zyrtarë të AAC-së.
8)AAC ka anuluar kontratën e qirasë së AAC-së dhe ka kaluar në objekt shtetëror, duke kursyer buxhetin shtetëror në vlerë të mbi 40 mijë euro në vjet.
9) AAC ka raportuar në prokurori rastet e keqpërdorimit të dhjetëra mijëra euro, pagesa që sipas kontratës i takonin qiradhënësit dhe që janë paguar nga AAC.
10) AAC ka inkurajuar respektimin dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës, siç përcaktohen me Ligjin nr. 03/L-212 të punës dhe kontratës. Gjithashtu, personeli është inkurajuar që orarin e punës në këtë institucion shtetëror ta përdorin për punët dhe përgjegjësitë që derivojnë nga kontratat me AAC, dhe jo për punë të dyta apo të treta.
11) AAC-ja ka ndaluar dhe ka raportuar në prokurori rastet e pagesave të larta pa bazë ligjore si dhe pa kualifikimet e nevojshme.
12) AAC ka raportuar në prokurori për keqpërdorim të detyrës nga zyrtarë të AAC. Rastet për keqpërdorimet e buxhetit në formë të meditjeve apo të mbulimeve të shpenzimeve personale të kategorizuara si udhëtime zyrtare janë dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), e cila pas konstatimit se ka elemente të veprës penale e ka dërguar rastin në prokurori.
13) AAC-ja ka raportuar në prokurori avancimet në detyrë në kundërshtim me ligjet në fuqi, në rastet kur zyrtarë të ndryshëm kanë përfituar rritje të pages pa ndryshime në përshkrimin e detyrave të punës.
14) AAC ka filluar të zbatoj politika jo-toleruese për krijimin dhe egzistimin e pozitave të paligjshme, të departamenteve me vetëm një drejtor, dhe pa asnjë punëtor!
15) AAC ka filluar me zbatimin e politikave promovuese për profesionistë, me sfond dhe shkollim profesional në aviacion të cilët po përfshihen në marrjen e përgjegjësive duke u bazuar vetëm në arritjet e tyre si Profesionale ashtu edhe edukative.
16) AAC ka dërguar draft rregulloren e mbrendshme në MPB dhe në bashkëpunim me këtë ministri, do të finalizoj rregulloren sipas dispozitave ligjore të zbatueshme për shërbyesit Civil.
17) Me kërkesë te AAC, dhe me përkrahje të KFOR dhe ICETRA, do të realizohen auditime të sigurisë në AAC dhe ASHNA dhe do të identifikohen fushat e nevojshme për përmirësim dhe arritje te standardeve ndërkombëtarë te Aviacionit Civil.
Raportet e EASA dhe ICETRA të keqinterpretuara qëllimisht nga persona/palë të caktuara, në asnjë rrethanë nuk flasin për një AAC jo funksionale, por për nevojën për përmirësim te vazhdueshëm dhe për vazhdimin e reformave tashmë të nisura në AAC.
Reagimet negative ndaj kërkesës sime për ligjshmëri, si drejtor I institucionit të AAC, shfaqin nivelin e ndikimit dhe rezistencën që përballen përpjekjet e mija për të sjellë transparencë dhe ndryshim pozitiv në këtë institucion dhe çojnë në largimin e qëllimshëm të fokusit nga aspekti profesional mbikëqyrës i AAC-së drejtë temave fiktive dhe tendencioze lidhur me pozitën time si drejtor i përgjithshëm.
Si drejtor i AAC, më vjen keq që duhet të përballem me sulmet, presionet dhe shantazhet e përditshme.
Bujar Ejupi,
Drejtor i përgjithshëm i AAC-së”.
Ndryshe, Sindikata e AAC-së përmes reagimit publik e kundërshtoi projekt-rregulloren e brendshme, të cilën sipas tyre, drejtori Ejupi e ka dërguar në Ministri për aprovim, si dhe të gjithë procesin që i ka paraprirë këtij dokumenti.
Por, në një përgjigje me shkrim dhënë për “Betimi për Drejtësi”, Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC), ka thënë se hartimi i draft-rregullores është bërë duke u bazuar në ligj.
Në përgjigjen e ACC-së dhënë për “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ACC ka hartuar draft-rregulloren për organizimin dhe sistematizimin e brendshëm, bazuar në Ligjin nr.06/L-113 për Organizimin dhe Funksionalizimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, Ligji nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë dhe Rregullore (QRK), Nr. 01/2020 për standardet e organizimit të brendshëm, sistematizimin e vendeve të punës dhe bashkëpunimin në institucionet e administratës shtetërore dhe agjencitë e pavarura dhe sipas përgjegjësive që dalin nga Ligji i Aviacionit dhe Ligji nr. 08/L-063 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura.
Të tjera
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...