Lajme

Bëri thirrje që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, shkarkohet ministri serb

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 12 July 2023

Kuvendi i Serbisë ka votuar për shkarkimin e ministrit të Ekonomisë, Rade Basta, në seancën e së martës.

Si ministër në qeverinë në Beograd, ai ka përkrahur vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, duke thënë se Serbia po paguan një çmim të rëndë për moszbatimin e tyre, transmeton Klankosova.tv.

Serbia është një nga vendet e pakta në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës.

-Advertisement-

Kryeministrja e këtij vendi, Ana Bërnabiq në fund të qershorit dërgoi në parlament kërkesën për shkarkimin e ministrit me propozimin e partnerëve të koalicionit të Partisë Socialiste të Serbisë dhe Serbisë së Bashkuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera