Lajme

Jep dorëheqje një anëtar i Bordit të KPMM-së

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 11 July 2023

Jahir Gashi, anëtar i Bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale, ka dhënë sot dorëheqje nga funksioni i tij në bord.

Ai ka dhënë dorëheqje një ditë para se të votohej rreth shkarkimit të Bordit të KPMM-së nga Komisionii Parlamentar për Ekonomi.

Kështu ka bërë të ditur, Ferat Shala, kryesues i Komisionit për Ekonomi.

-Advertisement-

“Pas marries së kërkesës, kryetari i Kuvendit ia percjell komisionit përgjegjës, andaj sot i kemi ftuar 4 antarët, Jahir Gashi dje ka thënë dorëheqje”, tha ai.

Edhe në janar të këtij viti, deputetët kanë rekomanduar që ky bord të shkarkohet pas problemeve që kanë pasur me kryesuesen si dhe për faljen e borxhit 9 milionësh për ndërmarrjen Ferronikel.

Në dhjetor të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës pati zgjedhur bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera