Lajme

Zhvillime brenda Policisë së Kosovës, ndërrohet drejtori i Rajonit të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 11 July 2023

Në Policinë e Kosovës ditëve të fundit ka pasur disa zhvillime pasi ka pasur emërime e shkarkime në hierarkinë drejtuese të këtij institucioni.

Gjatë ditës së martë, Nënkoloneli Basri Shabani i cili shërbente si Drejtor i Policisë në Regjionin e Ferizajt është bartur në Prishtinë.

I njëjti është emëruar në pozitën e drejtuesit të Policisë së regjionit të Prishtinës, pozitë këtë që paraprakisht e mbante Fehmi Xhata.

-Advertisement-

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vetë Shabani.

“Po, mund të konfirmoj se nga sot kam marrë detyrën e drejtorit të Policisë në Regjionin e Prishtinës. Vendimi është marrë një ditë më parë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, tri ditë më parë u raportua se shefi i Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës, (ish Task-Forca), Shemsi Haziri është shkarkuar nga kjo pozitë.

Departamenti brenda Policisë së Kosovës që udhëhiqej nga Shemsi Haziri ka hetuar rastin e kryeshefit tashmë të suspenduar të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; ushtrimi i ndikimit, dhe konflikti i interesit.

Më 25 prill, Bordi i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka marrë vendim për suspendimin nga puna të kryeshefit ekzekutiv, Nagip Krasniqit. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera