Valët e të nxehtit në Evropë gjatë verës 2022 vranë 61,000 njerëz – dhe deri në vitin 2050, numri mund të dyfishohet
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 11 July 2023
Kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë përjetoi verën e tij më të nxehtë të regjistruar në vitin 2022, pasi vendet u goditën nga valët e nxehtësisë, thatësirat dhe zjarret shkatërruese.
Agjencia e statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat, kishte raportuar një numër jashtëzakonisht të lartë të vdekjeve gjatë verës, por numri i tyre i lidhur drejtpërdrejt me nxehtësinë nuk ishte përcaktuar më parë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Një ekip studiuesish shikuan të dhënat mbi temperaturën dhe vdekshmërinë nga viti 2015 deri në vitin 2022 për 823 rajone në 35 vende evropiane, duke mbuluar gjithsej 543 milionë njerëz.
Studiuesit nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global dhe instituti francez i kërkimit shëndetësor INSERM përdorën modele për të parashikuar vdekjet që i atribuohen temperaturës për çdo rajon në çdo javë të verës së vitit 2022.
Ata vlerësuan se 61,672 vdekje ishin të lidhura me nxehtësinë midis 30 majit dhe 4 shtatorit të vitit të kaluar, sipas studimit të botuar në revistën Nature Medicine.
Në këtë drejtim, një valë e nxehtë veçanërisht intensive në javën 18-24 korrik shkaktoi më shumë se 11,600 vdekje, tha studimi.
“Është një numër shumë i lartë i vdekjeve”, tha Hicham Achebak, një studiues i INSERM dhe bashkëautor i studimit.
Ndryshe, më shumë se 70,000 vdekje “të tilla” u regjistruan në vitin 2003 gjatë një prej valëve më të këqija të të nxehtit në historinë evropiane.Siç bëhet e ditur më tej, Italia kishte numrin më të lartë të vdekjeve nga të nxehtit me 18,010, e ndjekur nga Spanja me 11,324 dhe Gjermania me 8,173.
Shumica e vdekjeve ishin të njerëzve mbi moshën 80 vjeç, tha studimi.
Rreth 63 për qind e atyre që vdiqën për shkak të të nxehtit ishin gra, thuhet në analizë.
Dallimi u bë më i madh në moshën 80 vjeçare, kur gratë kishin një shkallë vdekshmërie 27 për qind më të lartë se burrat.
Dhe nëse nuk bëhet diçka për të mbrojtur njerëzit nga temperaturat në rritje, deri në vitin 2030 Evropa do të përballet me një mesatare prej më shumë se 68,000 vdekjesh të lidhura me nxehtësinë çdo verë, vlerësoi studimi i ri.
Madje, deri në vitin 2040, do të kishte një mesatare prej më shumë se 94,000 vdekjesh të lidhura me nxehtësinë – dhe deri në vitin 2050, numri mund të rritet në mbi 120,000, thanë studiuesit.
Të tjera
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari
Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e...
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Ruma...
-
Vdekja e 25-vjeçarit në punë, arrestohen tre menaxherë të një kompanie
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka vdekur dje në Prizren pa...
-
Policia shqiptoi 1.855 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
FSK trajnohet për sistemin e avancuar të armëve SARP
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), bënë të ditur se në kuadër të bashkëpunimi...
-
Kurti e Sveçla vizitojnë veriun, vendosin gurin themeltar të nënstacionit policor dy kilometra afër kufirit me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brends...
-
Shala për “Superpunën”: Shembull flagrant i shkeljes ligjore dhe keqpërdorimit financiar
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se projekti i Ministrisë së Financave...
-
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e grupit parlamentar...
-
KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit i përgjigjen sulmeve të Hekuran Muratit: Synimet për të minuar punën e Prokurorisë Speciale do të dështojnë
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë re...
-
Rrạhu gruan dhe vajzën, arrestohet i dyshuari në Shtërpcë
Në Shtërpcë është arrestuar një person, pasi që në gjendje të dehur, dyshohet...
-
Kanosi dy gratë e familjes duke i kërkuar të dilnin nga shtëpia, dërgohet në mbajtje gjilanasi
Një burrë është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka kanosur dy femra koso...