Koordinimi i VV’së me Milan Radojiçiqin, Deliu: Dinjitet ,sovranitet e shtet me Listën Serbe
Autori: Gazeta inFokus
15:39 | 10 Korrik 2023
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga gazeta Nacionale në të cilat dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me Slavko Simiqin, zyrtarin e lartë të Listës Serbe, shkruan Gazeta Infokus.
Në atë përgjim, paraqiten takimet dhe koordinimet që Kusari i ka bërë në emër të Vetëvendosjes me Listën Serbe dhe Milan Radojçiq për shumë tema në Kosovë, nga veteranët e UÇK-së, zgjedhjet, energjinë e shumëçka tjetër.
Deliu me anë të një postimi në “Facebook”, ka thënë se nuk kemi nevojë koordinim me SHBA-në kur Mimoza është koordinuar me Listën Serbe.
‘’ S’kemi nevojë për koordinim me SHBA-në, pasi Mimoza po u koordinojka me Radojçiqin. Dinjitet, sovranitet e shtet – me Listën Serbe. Qenkan koordinu për gjithçka: Për zgjedhje, për veteranët e UÇK-së, e madje edhe për energjinë, me “kriminelin Radojçiq”, për me formu trinomin: Mimoza Kusari – Martin Berishaj – Nagip Krasniqi!Natyrisht, asgjë pa lejen dhe urdhërin e liderit!Si duket, s’kemi parë gjë akoma. “Zdravo”, luaneshë! Alo, prokuroria”, ka shkruar Deliu. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...






























