Lajme

Meta: Misioni i Ballkanit të Hapur ka mbaruar, por jo i Kalit të Trojës

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 03 July 2023

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se çdo proces që copëton Bashkimin Evropian përfaqëson frikën politike të liderëve autokratikë për humbjen e pushtetit të tyre dhe është i destinuar të dështojë siç ndodhi me “Ballkanin e Hapur”.

“Ndaj duhet të bëjmë kujdes sepse vërtet misioni i “Ballkanit të Hapur” ka mbaruar, por jo i “Kalit të Trojës”. Është jetike që Shqipëria dhe Kosova të jenë të bashkuara dhe në koordinim të plotë të qëndrimeve të tyre, duke tërhequr sa më shumë mbështetjen e BE, NATO-s dhe SHBA”, ka thënë Meta.

“Vitalizimi i “Procesit të Berlinit” është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. E ardhmja e rajonit tonë është te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin evropian, i hapin rrugën fqinjësisë së mirë, ku asnjë fqinj nuk e dominon tjetrin dhe konsolidojnë arritjet e deritanishme në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, ku Shqipëria dhe Kosova janë faktor kyç”, ka shkruar Meta nw Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera