Lajme

Azemi i LDK-së: Aventurat e Kurtit duhet të marrin fund, Qeveria e tij nuk i duhet Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 01 July 2023

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka reaguar pas konfirmimit të BE-së për sanksionet ndaj Kosovës.

Azemi tha se edhe pse Qeveria ishte njoftuar më 28 qershor, s’e ka thënë asnjë fjalë për një ndëshkim të rëndë.

“Bashkimi Evropian sot e konfirmoi se kanë hyrë në fuqi sanksionet ndaj Kosovës. U bë e ditur po ashtu se Qeveria është njoftuar me 28 qershor, pra tash e tre ditë. Asnjë fjalë të vetme nga e mërkura prej këtij ekzekutivi jotransparent s’e dëgjuam, kur edhe u njoftuan për këtë ndëshkim kaq të rëndë për shtetin tonë në rrugëtimin e tij evropian. “, ka shkruar Azemi në Facebook.

-Advertisement-

Tutje ai tha se Kurti po e lë Kosovën pa fonde dhe pa takime të nivelit të lartë teksa shtoi se “aventurat e mëtejmë të Kurtit duhet të marrin fund”.

“Madje, largimi i tyre është bërë domosdoshmëri. Për të mirën e shtetit. Për të ardhmen e Kosovës.”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera