Reuters: Lirimi i tre policëve kosovarë, lehtësoi krizën
Autori: Gazeta inFokus
14:31 | 27 Qershor 2023
Serbia liroi të hënën tre policë të Kosovës më shumë se një javë pasi i ndaluan në një zonë kufitare, duke zbutur një përplasje në rritje midis vendeve fqinje dhe ish-armiqve të kohës së luftës.
Kështu nis shkrimi i agjencisë së lajmeve Reuters, pas zhvillimeve të djeshme ku tre policët e rrëmbyer u lëshuan për t’u mbrojtur në liri.
Bashkimi Evropian e përshëndeti masën dhe i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të zbutur krizën që po vlon, duke përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës.
Reuters tutje përmend edhe deklaratën e Shefit të Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, i cili pas takimit me Ministrat e Jashtëm, ka thënë se shtetet anëtare janë të gatshme të marrin masa ndaj Kosovës dhe Serbisë në rast se nuk shohin progres në de-esklaimi të situatës në verI.
Shefi i Diplomacisë Evropian tha se masat që do të merren do të jenë politike, por edhe financiare.
Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të bllokut, paralajmëroi se BE do të ndërmerrte veprime “politike dhe financiare” kundër të dy qeverive nëse ato nuk do të ndërmarrin hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Shtetet anëtare mbeten të gatshme për të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse nuk shihet përparim,” u tha ai gazetarëve pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg.
Reuters më pas sjell një kronologji të ngjarjeve që sollën deri te zhvillimet e fundit.
Tensionet në veri të Kosovës janë shtuar që nga 26 maji, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, hynë në ndërtesat e komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut dhe u rritën edhe më shumë kur autoritetet serbe kidnapuan tre pjesëtarë të policisë së Kosovës, të cilët u liruan dje.
Ditët e fundit, autoritetet e Kosovës kanë arrestuar disa pjesëtarë të komunitetit serb, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në dhunën kundër pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve që raportonin nga veriu.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
































