Republika Sërpska kërcënon qytetarët e Bosnjës dhe të Kosovës me veto për heqjen e vizave
Autori: Gazeta inFokus
09:45 | 27 Qershor 2023
Prindërit e aktorit Alban Ukaj nga Prishtina kanë vizituar Sarajevën vetëm dy herë përgjatë 22 vjetëve sa ai jeton atje. Ata nuk e vizitojnë sepse për këtë u duhen vizat, dhe procedurat [për pajisje me vizë] janë të vështira dhe e vrasin dinjitetin, thotë Ukaj.
Njoftimet se vizat mund të hiqen pas nënshkrimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor, nga nëntori i vitit 2022, si pjesë e Procesit të Berlinit, janë të diskutueshme pas bllokimit të ri nga entiteti Republika Sërpska (RS).
“Do të vijë koha për të marrë përgjegjësinë për rrezikimin e lirive themelore të njeriut”, thotë Ukaj duke komentuar njoftimin e politikanëve nga entiteti i Republikës Sërpska për bllokimin e mëtejmë të marrëveshjes.
Heqja e vizave me Kosovën është kundërshtuar prej vitesh nga politikanët nga Bosnja dhe Hercegovina, entitete të kryesuara nga presidenti Millorad Dodik, që është në krye të Aleancës qeverisëse të Social- Demokratëve të Pavarur (SNSD).
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të RS-së do të diskutojnë për veton e anëtares së Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq, e cila deklaroi se është mbivotuar në seancën e fundit të kreut kolektiv të shtetit, të martën, më 27 qershor.
Bllokada të reja po afrohen pas fjalimit të fundit të Cvijanoviq, përndryshe zyrtare e SNSD-së, e cila e ka quajtur këtë çështje si shkatërruese për interesin jetik të entitetit të Republikës Sërpska.
Cvijanoviq ka përmendur inicimin e vetos për shkak të “përshkallëzimit të krizës në veri të Kosovës”, duke thënë se “regjimi” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “nuk meriton përfitime”.
Më 21 qershor, ajo paralajmëroi inicimin e vetos, si një mundësi kushtetuese për anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, e cila do të çimentonte më tej marrëveshjen për regjimin pa viza.
“Kjo i përket shekullit XV dhe vret dinjitetin njerëzor. Koha kalon dhe ne nuk e kthejmë dot. Prindërit po plaken, ne po plakemi dhe kjo është gjëja më tragjike për mua”, shprehet aktori 43-vjeçar, Alban Ukaj, i cili ka lindur në Prishtinë, ndërsa jeton dhe vepron në Sarajevë.
Ai shton se nuk e përjashton mundësinë që për shkak të shkeljes së të drejtave elementare të njeriut, t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Ku e sheh problemin Cvijanoviqi?
Njëra nga tri marrëveshjet për lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në nëntor të vitit 2022 si pjesë e procesit të Berlinit, i referohet lirisë së lëvizjes vetëm me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa dy marrëveshjet tjera janë për njohjen e diplomave të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të doktorëve të mjekësisë, doktorëve të stomatologjisë dhe arkitektëve.
Në rastin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës kjo nënkupton edhe heqjen e regjimit të vizave, i cili prej vitesh i ka rënduar banorët e të dyja vendeve, raporton REL.
Megjithatë, politikanët nga Republika Sërpska refuzojnë ratifikimin, edhe pse ish-kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija, i cili është anëtar i partisë së Dodikut, ishte një prej nënshkruesve të atij dokumenti në Berlin, vitin e kaluar.
“Në parim, unë jam për lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, por në këto rrethana, Prishtina tani nuk mund të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Cvijanoviq më 21 qershor për Radion dhe Televizionin e Republikës Sërpska (RTRS).
Inicimi vetos u bë pasi u mbivotua në seancën e Presidencës së BeH-së, kur u shpreh kundër konkluzioneve për miratimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime, për njohjen e diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.
Konkluzionet për miratimin e atyre marrëveshjeve, për të cilat u dakordua në kuadër të Procesit të Berlinit, u mbështetën nga Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, kolegë të saj në Presidencën e Bosnje e Hercegovinës.
Ndërkohë, lëvizja e Zheljka Cvijanoviqit u mirëprit nga shefi i partisë së saj dhe presidenti i Republikës Sërpska, duke theksuar se ai është “përgjegjës për mbrojtjen e pozicioneve të RS-së dhe se Asambleja Kombëtare do ta mbështesë atë me një shumicë prej dy të tretash”.
Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës përcakton se një anëtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës mund ta shpallë një vendim të Presidencës, me të cilin nuk pajtohet, shkatërrues për interesin jetik të subjektit për territorin nga i cili është zgjedhur.
Në këtë rast, Kushtetuta parashikon që Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska të iniciojë veton dhe nëse merr mbështetjen e deputetëve, konkluzionet e Presidencës nuk do të kenë efekt.
Në mënyrë që iniciativa e vetos e Zheljka Cvijanoviqit të “jetësohet”, duhet të mbështetet nga dy të tretat e përfaqësuesve të Asamblesë Kombëtare të RS-së, pra 56 nga gjithsej 83/REL

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...



































