Abazoviq: E porosita Kurtin që mos të hyjë në konflikt me ndërkombëtarët
Autori: Gazeta inFokus
12:31 | 20 Qershor 2023
Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, thotë se gjatë takimit që e kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin katër ditë më parë, e ka porositur “që mos të hyjë në konflikt me ndërkombëtarët”.
“Më tha se tashmë ka kontakte me Brukselin dhe se do të ketë bisedime. Përshtypja ime është se ka vullnet për t’i tejkaluar problemet”, tha Abazoviq në një intervistë për RTV 21 në gjuhën maqedonase.
Abazoviq theksoi se situata në Kosovë nuk do të përshkallëzohet, prandaj shtoi se “nuk është i qetë”.
“Por kur shohim se çfarë gjërash po ndodhin, nuk mund të jemi të qetë. Nuk është mirë t’i kthehemi politikës së viteve 90-ta. Kur sheh disa skena, ke ndjesinë se është një “deja vu” dhe unë mendoj se është keq”, shtoi ai.
Ai potencoi se Mali i Zi është i vetmi vend në rajon që nuk ka çështje të hapura me asnjë shtet në Rajon, derisa ka shtuar se qeveria e tij nuk ndërhyn në marrëdhëniet e askujt.
Abazoviq e ka ripërsëritur se vendi i tij është i gatshëm të jetë vendi i dytë në rajon i cili mirëpret një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Mund të ofrojmë mbështetje logjistike për një takim të përbashkët në vendin tonë. Jemi më se të gatshëm ta organizojmë, natyrisht në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në”, shtoi ai.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...



































