Kanada/ Autobusi përplaset me kamionin, 15 persona humbin jetën
Autori: Gazeta inFokus
08:15 | 16 Qershor 2023
Një autobus që transportonte të moshuar drejt një kazinoje u përplas me një kamion në një kryqëzim autostrade në një zonë rurale të provincës kanadeze të Manitobas të enjten, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 10 të tjerë, tha policia.
Rob Hill, komandant i policisë kanadeze në Manitoba, tha se autobusi po transportonte 25 persona. Dhjetë të mbijetuarit u dërguan në spitale.
Pamjet televizive transmetuan imazhe të asaj që dukej si një fugon ose autobus i madh që digjej në një kanal pranë një kamioni transporti. Trotuari ishte i mbushur me mbetje nga përplasja dhe xhama të thyer.
Kryeinspektori i policisë, Rob Lasson tha se “për momentin drejtuesit e autobusit dhe kamionit janë gjallë dhe në spital”. Ai nuk tha nëse ata ishin në mesin e 10 të lënduarve. Të vdekurit ishin kryesisht të moshuar.
Përplasja ndodhi në Karberri, një qytet 170 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Manitobës, Uinipeg.
“Lajmi nga Karberri, Manitoba është tepër tragjik”, shkroi në Tëitter kryeministri kanadez Justin Trudeau.
“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për ata që humbën të dashurit sot dhe po i mbaj të lënduarit në mendjen time”, tha ai.
Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në legjislaturën e Manitobës.
Kjo ngjarje riktheu kujtimet e përplasjes së autobusit të vitit 2018 në provincën fqinje të Saskatçeuan që vrau 16 persona.
“Mjerisht kjo është një ditë që do të mbahet mend si një ditë tragjedie dhe trishtimi të pabesueshëm në Manitoba dhe në të gjithë Kanadanë”, tha Hill. /REL

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...






























