Lajme

Kurti bëhet nervoz me gazetaren: Ne ua japim mikrofonin për një ose dy pyetje, jo 4-5

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 15 June 2023

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dolën në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ku kanë biseduar për rastin e kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Gjatë pyetjeve të gazetarëve, Kurti në një moment u bë nervoz, pasi një gazetare ia bëri disa pyetje.
“Ndoshta e kemi vështirë t’u përgjigjemi sepse po të ishte veç edhe një pyetje do të ishte pyetësor, e nuk mbajtëm shënime”, tha Kurti.

Ai tha se mikrofonin gazetarët e marrin për ta bërë vetëm një ose dy pyetje.

-Advertisement-

“Sepse ne, t’ua them të drejtën, ua japim mikrofonin për një ose dy pyetje, jo për 4-5…”, tha kryeministri.

Në përgjigje e sipër, Kurti kërkoi “më shumë durim”.

“Ju lutem mos më ndërpreni. Me shumë durim po ju dëgjoj. Ta përfundoj unë fjalën. A mundem?”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera