Lajme

Vritet 23-vjeçari shqiptar në Athinë, vëllai i tij u ekzekutua 4 vite më parë në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 12 June 2023

Autoritetet greke janë në kërkim të arsyeve të ekzekutimit të viktimës Koco Myftari.

Sipas policisë, në orën 05:30 të mëngjesit 23 vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës Evangjelizmos me plagë të rënda të shkaktuara nga mjet prerës, dyshohet thikë.

Mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin.

-Advertisement-

Policia që mbërriti menjëherë në spital, nuk ka mundur të gjejë detaje nga ngjarja dhe as arsyet e ekzekutimit të viktimës.

Çështja komplikohet edhe më tej nga informacioni se një djalë tjetër i familjes Myftari është ekzekutuar në vitin 2019 në Gjermani.

Policia po heton shkaqet por edhe nëse ekzekutimet e vëllezërve Myftari kanë lidhje me njëra tjetrën./Tch

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera